Forcat iraniane kanë rrëzuar dronë në një mision zbulimi mbi veriperëndimin e Iranit, sipas mediave shtetërore.
“Luftëtarët islamikë në rajonin kufitar të Salmasit rrëzuan me sukses dronë izraelitë që kishin shkelur hapësirën ajrore të vendit,” raportoi televizioni shtetëror, duke shtuar se “dronët kishin hyrë në Iran për misione spiunazhi dhe zbulimi”.
Irani ndërmori sulme raketore hakmarrëse ndaj Izraelit mëngjesin e së shtunës, duke vrarë të paktën dy persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë pas një serie sulmesh izraelite. /mesazhi