Një nga udhëheqësit e lartë të Hamasit, Izzat al-Risheq, ka përshëndetur sulmet e Iranit ndaj caqeve në Izrael, duke i cilësuar si të suksesshme “pavarësisht gjithë zhurmës për sistemet e mbrojtjes ajrore si Iron Dome dhe David’s Sling”.
Në një deklaratë të shpërndarë nga mediat lokale palestineze, al-Risheq ka thënë se mbrojtja e sofistikuar izraelite ka dështuar dhe se Izraeli do të “vuajë nga një zjarr që vetë e ka ndezur prej kohësh në rajon”.
“Përgjigjja e fuqishme e Iranit dëshmon se nuk ka arrogancë pa përgjigje dhe as agresion pa ndëshkim,” tha ai. /mesazhi