Irani sulmon bazat ushtarake amerikane në Katar dhe Irak!

Forcat Islamike Revolucionare të Gardës së Iranit (IRGC) kanë konfirmuar zyrtarisht se kanë kryer një sulm hakmarrës me raketa ndaj bazës amerikane Al Udeid në Katar, raporton agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.

Sulmi me raketa balistike drejt bazës amerikane ushtarake në Katar u konfirmua edhe nga Axios media amerikane e lajmeve. Ndërkohë syri.net siguroo ekskluzivisht pamje të raketave që ishin lëshuar drejt Kararit. Kjo është baza më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme, ku janë të stacionuar rreth 10,000 trupa.

Al Jazeera shkruan se është sulmuar edhe baza ushtarake në Irak, Ain al-Asad ku ishte aktivizuar sistemi i mbrojtjes ajrore.

Një zyrtar i lartë amerikan i ka thënë BBC-së se Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Mbrojtjes se ishin në dijeni dhe po monitorojnë nga afër kërcënimet e mundshme ndaj bazës ajrore Al-Udeid në Katar.

Sulmi ndodhi pak minuta pasi Katari mbylli hapësirën ajrore. Operacioni i Iranitu kodua ‘Shpallja e fitores’/syri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne