Ironia e Manjanit: Veliaj është gati ti japë SPAK-ut edhe godinën e Bashkisë, veç të mos e arrestojnë

Ylli Manjani ka ironizuar Erion Veliajn, pas deklaratave të këtij të fundit një ditë më parë, ndërsa pritet të paraqitet në SPAK. Manjani shkruan se Veliaj është gati t’i japë SPAK edhe godinën e Bashkisë, madje është gati të shkojë edhe në Vorë me zyrë, veç most ta arrestojnë.

“Jo godinën e ujësjellësit por edhe godinën e bashkisë i jep SPAK-ut në këto momente AliBabVeliaj.

Godinën e Ujësjellësit ja dha SPAK megjithë drejtorin brenda.

Ai vetë  është gati të dalë në zyrë me qera në Vorë po qe nevoja, veç mos e arrestojnë…..”,shkruan Manjani./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne