Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv komenton protestën e opozitës në Tiranë, ku një grusht militantësh bllokuan 5 kryqëzime kryesore.
“Mendoj që ka disa objektiva, afatshkurtër dhe afatgjatë. Afatshkurtër, një protestë e ka realizimin e sensibilizimit të opinion publik. Arritja finale duket nga vazhdimësia, e dyta a do kemi qeveri teknike, e treta a do i rriten votat në zgjedhjet e majit nga këto protesta, apo do i rrudhën, mbetet koha për t’u parë se kush do jetë impakti i këtyre protestave. Jam pro protestave, mendoj se protesta e sotme nuk kishte probleme serioze të një dhune që të jenë kate të cilat mund të hapen faqet e para te gazetave të huaja ku Shqipëria të jetë me bomba molotov. Mendoj se për aq sa është bërë, jam nga ata që i konsideroj normale se ne fund protestë është, nuk është festë”, tha Spahiu.
Në një deklaratë për Report TV, Spahiu theksoi se PD ka kaluar nga një forcë politike me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare dhe arritje historike, në një parti të përçarë, në konflikt me aleatët ndërkombëtarë dhe të izoluar politikisht.
“Opozita dhe PD është 5 muaj para zgjedhjeve, ajo parti i ka takuar dhe i takon Berishës. Me gjendjen e PD, 5 muaj para zgjedhjeve të 2021 dhe 5 muaj para zgjedhjeve të 2027 e 2013, duke iu referuar 3 palë zgjedhjeve që kjo parti ka humbur. PD para zgjedhjeve 2013, 2017 dhe 2021 ka qenë më e fortë se PD e vitit 2025 e 11 majit. PD e 2013 ishte një parti që kishte mbështetje të fuqishme të SHBA, kishte koalicion më të gjerë, me një sërë suksesesh për heqjen e vizave etj, bashkoi Shqipërinë me Kosovën me rrugën e kombit dhe humbi me 1 mln vota. Partia e 2025 është në konflikt me SHBA, ka liderët në hetim, s’ka koalicion dhe është e përçarë mes vetes, ka probleme me median dhe çështje të pushtetit. Ka një sërë aspektesh negative. Partia e 2017 e nënshtroi Ramën për qeveri teknike dhe zhvilloi protesta të forta, protestat e Bashës kanë qenë disa herë më masive, konsekuente, afatgjata, kanë pas më mbështetje,. Në çdo aspekt janë më të forta se këto të sotmet. Sot kanë qenë në çdo shesh të Tiranës vetëm diku nuk kanë shkuar, para kryeministrisë.
Nëse duam të kujtojmë se çdo ndodhë në 2025, nuk duhet të shohim strategjinë e Ramës por Berishës. Berisha është një lider i lexueshëm. Çdo lider futet për fitore, por çdo lider dhe sidomos Berisha me eksperiencë 34-vjeçare e di po aq sa ne rezultatin e zgjedhjeve me plus minus po aq sa ne. Berish apo ndërto një parti për në opozitë, nëse do ndërtonte parti për fitore, Rithemelimi duhej të ishte hapja e partisë një opozitë e re, një koalicion i ri. Çfarë ndodh sot, sa tiranas kishte në protestë. A po arrin të ndërtohet revoltë popullore apo është protestë strukturash partiake”, tha Spahiu.
“Ka 6 muaj që kërkohet qeveri teknike, janë mbi 200 protesta, të gjitha para bashkisë asnjë para krye. Kërkohet bashki teknike, apo qeveri teknike. Duhet të protestojmë të dyert e Ramës nëse kërkohet largimi. Është krejt normale dhe ky duhet të jetë qëllimi, por nuk më funksionin vendi me objektivin, ka diçka që nuk shkon, të gjitha kanë rrjedhur që kur PD bëri marrëveshjen me PD për lista e mbyllura amnistinë, dhënia e vulës. Ka një teatër që këta i largohen dyerve të kryeministrisë”, tha Spahiu për Report Tv.