Ish-Ambasadori i Kosovës provokon muslimanët, Peci: Të merren vetëm me punë fetare mos përzihen ku skanë vend se hyjmë në përplasje brenda shoqërisë!

Provokimi që gazetari i “Nacionales” së Berat Buzhalës u bëri muslimanëve në Prizren “në emër të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve”, ka rihapur edhe njëherë debatet në opinionin publik dhe retorikën islamofobike të disa individëve në Kosovë.

Lulzim Peci, ish-ambasador i Kosovës në Suedi ishte kundër protestës së Bashkësisë Islame të Prizrenit, ku edhe fëmijët mbanin pankarta në duar, dhe përplasjen e gazetarit me qytetarë e cilëson si veprim fondamentalist islamik në Kosovë.

Islamofobi Peci kërkon mospërzierjen e muslimanëve në çështje të ndryshme dhe mos organizojnë protesta, pasi mesaduket i kanë prishur qetësinë ish-ambasadorit që ska folur asnjëherë për të drejtat e fëmijë që shkelen nga Partitë Politike që i përdorin në mitingje e ato të opozitës në protesta.

Në shtetin me shumicën e popullsisë muslimane, që Peçi e quan Laik kërkon që ata të merren vetëm me punë fetare dhe ti lënë politikanë të paguahen me taksat e tyre Por që mos ju shërbejnë muslimanëve por atij vehtë që është paguar nga shteti për disa vite duke provokuar besimtarët muslimanë të Kosovës.

Mesazhi i Plotë

Se pari shpresoj se gazetari Vullnet Krasniqi dhe kameramani i Nacionales nuk kane pesuar lendime fizike.

Ky sulm ndaj gazetareve te Nacionales eshte edhe nje tregues per ate se deri ku ka mberrite agresiviteti i individeve dhe grupeve me orientim fondamentalist islamik ne Kosove.

Me asnje kusht nuk bene qe te lejohet qe ky akt i dhunshem te kaloj pa u denuar rende nga organet e drejtesise! Poashtu, edhe Policia e Kosoves duhet te njoftoj opinionin se Bashkesia Islame e Prizrenit a ka kerkuar leje per proteste dhe a ju ka dhene e njejta.

Tentimi per luajtjen e rolit te policise morale nga ana e islamistave te Prizrenit, do ta demtoj edhe imazhin nderkombetar te Dokufestit, per te cilin jane be shume perpjekje qe te arrine prestigjin te cilin e gezon sot!

Shoqeria dhe shteti laik i Kosoves kane nevoje t’ia qartesojne pike se pari vetes se bashkesite fetare duhet te merren me punet qe ju takojne, pra ato te religjionit, dhe te mos perzihen aty ku nuk e kane vendin, pasi atehere do te hyjme ne nje rruge pa krye qe mund te shpie ne perplasje brenda shoqerise, te ciles si po duket edhe ju ka hapur dera!/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne