Ish-kryeparlamentari izraelit: Kryeministri Netanyahu është “kërcënim” për Izraelin

Ish-kryetari i parlamentit izraelit (Knesset), Mickey Levy ka deklaruar se kryeministri Benjamin Netanyahu është bërë “kërcënim” për Izraelin. Në një intervistë për gazetën izraelite “Maariv”, anëtari i Knesset-it nga partia opozita “Ka të ardhme” tha se Netanyahu duhet të largohet edhe pa pritur zgjedhjet.

“Ai është i fokusuar vetëm te vetja. Të gjitha veprimet e tij janë të orientuara drejt ruajtjes së interesave të tij personale, duke tejkaluar shumë interesat e Izraelit”, tha Levy. Levy theksoi se një komitet hetimor qeveritar duhej të ishte formuar për të hetuar dështimin më të rëndësishëm të Izraelit më 7 tetor. “Netanyahu nuk mund të vazhdojë si kryeministër pas këtij dështimi dhe ne duhet të shkojmë drejt zgjedhjeve” tha ai.

“A do të ndodhë”, pyeti ai, duke theksuar se nuk mund ta besojë se Netanyahu do ta mundësojë mbajtjen e zgjedhjeve me dëshirë, sepse nuk është person që merr përgjegjësinë. “Ky njeri (Netanyahu) është i shkëputur nga realiteti”, u shpreh Levy.

Netayahu përballet me kritika të gjera brenda qarqeve izraelite për shkak të dështimit për të zbuluar sulmin e Hamasit më 7 tetor dhe mënyrës se si po e trajton çështjen e pengjeve izraelite në Rripin e Gazës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne