ISH NËNKRYETARI I GJYKATËS KUSHTETUESE TË KOSOVËS, GJYKATËSI KADRI KRYEZIU, I SHPALLË LUFTË FESË ISLAME NË KOSOVË..!

Rexhep Elezi

Më poshtë e keni deklaratën e ish gjykatësit të Gjykatës kushtetuese të Kosovës, njëherë ish nënkryetar i saj, gjegjësisht njërit ndër hartuesit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e dalë nga Plani i ambasadorit Martti Ahtisaari, i cili, KK, i nxitur nga urrejtja që paska ndaj Fesë islame, në një tubim gati ilegal i mbajtur diku në ndonjë podrum në Prishtinë, dhe i ngazëllyer nga ndjenjat e mërisë-urrejtjes së akumuluar brenda tij ndaj Islamit, si dhe i qeshur në fytyrë para shokëve, ndër të tjera, ka deklaruar si më poshtë;

“Në Kosovë Feja islame ka dalë nga shtrati, ka vërshuar nga shtrati, këtë duhet ndalë, edhe kemi me e ndalë, kemi me e dalë more… ani pse është vetëm një shoqatë, këta janë nismëtarë, unë shumë i respektoj si ide” (e ka fjalën për Lëvizjen e Deçanit), më pas vazhdon duke i akuzuar hoxhallarët, se kinse këta po luftojnë për shqiptarinë, duke thënë, “pse kush po ua merr shqiptarinë, leri more, se këta janë tuca, t’ ligë, burra t’ ligë që merren me kësi punë…Na, duhet me i rregullu këto punë, a ? gjeneral, Hysen Gecaj”, i cili ia kthen, nuk jemi ne që merremi me këto punë.. Kadriu, kush? na more na, unë e ti do merremi.. sepse nuk janë këta far burrave, far trimave… unë i njoh shumë mirë, më tuca s’ka (aludon në hoxhallarë), i ndreqim more, i rregullojmë kadal-kadal..”..!?
Nxjerr nga një video në You Tube.

SË PARI; a ka turp më të madh për një gjykatës i cili ka qenë pjesë e hartimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mbi bazën e të cilës Kosova e ka shpallë pavarësinë e saj me 17 shkurt 2008, se për çfarë arsyesh të cilat i dinë vetëm ai, do t’i shpallë luftë një religjioni, pra Fesë islame, populli të cilit ky i takon, mbi 93.4% i takon kësaj feje. Pra, se cilat janë motivet të cilat e kanë shtyrë që si pjesëmarrës i hartimit të Kushtetutës së Kosovës, pra si jurist që është dashur ta dinte, se feja dhe besimi janë kategori kushtetuese e të drejtave themelore të njeriut, të drejta të garantuara me Kushtetutë, por të cilat ky tani po ia mohon popullit shqiptar përmes cinizmit dhe urrejtjes ndaj fesë kryesore të tij, se gjoja “Feja islame paska dalë nga shtrati, se paska vërshuar nga shtrati”, pa e specifikuar se nga cili shtrat paska dalë, mbase shtrat ky për të cilin nuk ka haber as lidhje.

SË DYTI; ta atakosh Fenë islame publikisht, të cilës i takon familja jote, siç tregon reagimi dhe distancimi i vëllait të tij, Bedri Kryeziut nga deklarata skandaloze e vëllait, është pa dyshim, fyerje morale dhe njerëzore ndaj prindërve të besimit islam, ndaj familjes dhe më gjerë së shoqëri, ngase një intelektual që ka sado pak dinjitet, nuk shkelë mbi besimin dhe fenë e të afërme të vetë, pra një jurist i mirë nuk shkelë kurrë mbi vlerat morale dhe fetare të popullit që i takon, qofshin ato edhe të gabuara, sepse një sjellje të tillë nuk do duhej t’ia lejonte as etika juridike dhe morale.

SË TRETI; të deklarosh se “ne do t’i rregullojmë këto punë”, pra punët e luftës kundër Fesë islame, përveç se është kërcënim i hapur ndaj Fesë islame tek populli shqiptar, në fakt është shpallje luftë kryqëzatash anti-islame në Kosovë, ide dhe skenar që është identik me Programin e SANU-s serbe të Francuska 7 në Beograd, kur UÇK-në regjimi kriminal i Serbisë (1990-99) e quante “organizatë terroriste islamike”, sepse kur thua, “se këto punë do i rregullojmë ne vetë”, duke i quajtur hoxhallarët si burra të ligë, si tuca dhe si frikacakë, “se kadal-kadal ne do t’i ndreqim ata”, etj., shtrohet pyetja, atëherë çfarë është kjo deklaratë përveç se kërcënim i hapur dhe thirrje për luftë të shenjtë kryqëzatash kundër Fesë islame në Kosovë..!?

Sido që të jetë, mendoj se BIK-u urgjentisht duhet t’i bëjë apel organeve të drejtësisë, sidomos Gjykatës speciale, që të merren seriozisht me këto kërcënime të hapura ndaj sigurisë nacionale dhe harmonisë fetare në Kosovës, duke filluar nga vetë Kadri Kryeziu, Lëvizja okulte e deçanit, si dhe disa grupe tjera katoliko-klero-fashiste, të cilat çdo ditë po i fryjnë zjarrit të luftës civile në Kosovë, derisa ende nuk është bërë vonë./fb

https://youtu.be/LNb249f2uvU/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne