Pedagogu Olsi Jazexhi, gjatë një lidhje direkte në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për figurën e Fatos Nanos, duke e cilësuar atë si “islamofob”.
“Nano do të kujtohet nga myslimanët si një nga njerëzit islamofobë. Jo vetëm që nuk i donte, por edhe i vodhi shumë. Me ardhjen e Nanos, nxiti konflikt fetar dhe islamofobi shtetërore.
Nano erdhi me deklarta që do të fshinte 550 vite histori shqiptare, pra historia jonë osmano-islamike. Kur u përplas me myslimanët e Elbasanit, donte të bënte qendra biznesi. Apelonte që elbasanllinjtë të refuzonin Haxhi Qamilin, ferexhetë, të pranonin progresin. Nano dhe Rama, cënuan myftiun e Komunitetin Mysliman.
Fatosi kishte një sens të trashëguar, ngaqë ishte ortodoks, urrejtje kundër islamit. Nano kishte sens të theksuar islamofobie”, tha ndër të tjera Jazexhi. /tpz.al
















