Ish-sekretari i NATO-s: Hashim Thaçi, lider i frikshëm i një shteti të vogël

Në kohën kur polemikat mbi Gjykatën Speciale në Kosovë janë në kulmin e tyre, një libër që ngre lart figurën e Hashim Thaçit është në prag botimi dhe ka shkaktuar debate të shumta.

Akuzat e lëshuara detyruan presidencën kosovare që të mohojë sponsorizimin e biografisë ku pretendohet se merita për bindjen e faktorit ndërkombëtar që të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë i takon pikërisht Thaçit. Libri mban titullin “Neë State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography” dhe është shkruar nga Roger Boyes dhe Suzy Jagger. Roger Boyes është gazetar britanik dhe redaktor diplomatik i gazetës “Times”, i cili ka eksperiencë në shkrimin e biografive politike. Suzy Jagger është zëvendësredaktore në të njëjtën gazetë.

Libri me 320 faqe botohet nga “Biteback Publishing” dhe pritet të dalë në shitje në 16 janar. Presidenti, i rrezikuar edhe vetë, sipas analistëve vendas, nga aktpaditë e Gjykatës Speciale, deklaroi një ditë më parë se nuk ka ndryshuar mendim sa i përket kësaj lëvizjeje, të cilën e cilëson një padrejtësi historike ndaj Kosovës dhe UÇK-së. Ai vetë e pranoi formimin e saj përpara dy vitesh e gjysmë, por tani thotë se kjo ka ardhur si pasojë e detyrimit të bashkësisë ndërkombëtare për marrjen e masave drastike ndaj vendit.

“Hashim Thaçi ka qenë në epiqendër të dramës së Kosovës, e cila edhe do ta dominonte vitin e fundit të shekullit njëzet. Me kalimin nga studenti i zjarrtë disident në komandant të UÇK-së dhe më pas edhe në kryeministër e president të shtetit të tij, rrugëtimi i tij ka qenë i mbushur përplot me ngjarje dhe herë pas here kundërthënës. Mirëpo, Kosova sot vazhdon të jetë çështje e hapur dhe kjo është historia e sinqertë e një lideri të frikshëm të një shteti të vogël, me një listë të gjatë historie jo vetëm të së kaluarës, por edhe një të ardhmeje shpresëdhënëse”, thotë ndër të tjera Robertson në këtë libër.

Për Presidentin, nisma e deputetëve që kërkojnë shfuqizimin e ligjit të Gjykatës Speciale nuk është kërkesë për të sfiduar gjykatën, por një alternativë, sikurse ka ndodhur edhe në vende të tjera të ish-Jugosllavisë si Kroacia, Bosnja dhe Serbia. Thaçi shtoi sidoqoftë se për çdo vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do ta përmbushë detyrimin e tij dhe do të firmosë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne