Çami’ në botën e krimit, akuza e Berishës: Jahti luksoz i kapur në Greqi me drogë ishte i Oltion Bistrit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, se njihej me pseudonimin ‘Çami’ në botën e krimit.

“Tani le t’u kthehemi pak dy eksponentëve kryesorë të krimit të arrestuar dje. Oltion Bistri, drejtor i Forcës Operacionale, drejtorisë më nevralgjike antikrim. Ky është posti që kishte deri para një jave, Olti Bistri.
Olti Bistri njihet në botën e krimit me pseudonimin Çami. Ish-shefi i komisariatit në Pogradec, dhe më pas në Forcat Operacionale, dhe i kërkuar në Maqedoni për trafik të lëndëve narkotike në Maqedoni. I kërkohen shenjat e gishtave. Jahti luksoz i kapur në Greqi është i Olti Bistrit dhe çantat e hashashit janë me mbishkrimin Çami.

Mjetet e komunikimit që përdor janë telefonat e dekriptuar. Pas arrestimit të gjeneral Lisit, panik i madh te Don Agaçi dhe vetë kreu i Meduzës.

Lexoni denoncimin e vitit 2022: “Arrestimi i fundit në Itali i mikut të Agaçit i ka futur frikën të gjatit nga Antimafia Italiane dhe ‘Guardia di Finanza’. Të kapur gafil nga lekët që kanë vjedhë te inceneratorët, për të mbrojtur veten, ministrat dhe lali plehun e bashkisë, i gjati po bën lëvizje të shumta në strukturat e policisë.
Pritet që në drejtim të Forcave Operacionale të vendoset Olti Bistri, një ushtar i Saimir Tahirit në bizneset me drogën, që do dekonspirojë operacionet kundër këtyre mafiozëve të Ramës. E kanë pajisur këto dite me certifikatë sigurie, me lobim të fortë të Tom Doshit, Belinda Ballukut, Tan Leprit, Aranit Arapit, që tani dini ju se është këshilltar i ministrit të familjes Çuçi dhe që ka qenë baloz i zi i drogës gjatë Tahirit. Gradën e ka marrë.
Pritet që do shtrëngohen radhët brenda policisë, dhe Rama do të kalojë një ligj që do vendosë në spiunim të gjithë familjet e policëve që t’i mbajë në kontroll mos e arrestojnë”.

“Përshëndetje Doktor. Në Tiranën në zonën numër 2, kërcet bixhozi në katër anët. Natyrisht gjobat i merr Bistri”. “Narkopolicia, pronë e Ardi Veliut. Se ky është një nga zarët kryesorë edhe të Ardi Veliut. Ky është përdorur për fotografime. Ky i ka nxjerrë Veliut atë videon të asaj nënës që lozte në një film dhe Veliu e paraqiti në parlament si të tillë dhe si të atillë, në një kohë kur e punësuan për t’ia mbyllur gojën. Narkodrejtori Veliu e emëroi në kundërshtim me ligjin në Durrës. Bistri mblidhte gjobat në zonën e ish-Bllokut në Tiranë dhe ishte lidhje me Shullazin”.

“Ky Oltion Bistri merrte 10 mijë euro për çdo person në kërkim, ndryshe e merrte në arrest. Rasti i dy shtetasve nga Fieri, mbase i kujton diçka kur ta lexojë. Gjatë pandemisë dhe fushatës, ky dhe Ermal Kapllani i Lal Djegësit, kanë bërë 500 mijë euro duke favorizuar ndërtimet pa leje dhe lejuar lokalet. Bistri paguan për shtëpinë që Ardi Veliaj ka blerë te Kodra e Diellit, por që për çudi nuk i doli gjatë vetingut. Ju garantoj me jetë për këto që u them”./Balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne