Opinion

Ish terroristët e MEK-ut dhe trafikimi i qenieve njerëzore

GJERGJI THANASI

Të gjithë ambasadorët amerikanë në Tiranë duke filluar nga i ndjeri amasadori Limpreht në vitin 2001 kanë ngritur shqetësimin për trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri dhe lidhjen e shpeshtë të kësaj figure krimi me krimin transnacional. Aleatët tanë amerikanë na kanë ndihmuar mjaft duke dhuruar për organet ligjzbatuese shqiptare, automjete, kompjutera, pajisje të ndryshme, duke kryer trajnime etj.

Të gjitha këto në funksion të luftës kundra trafikimit të qenieve njerëzore. Fatkeqësisht 3-4 vitet e fundit në “tavën” e këtij lloji trafiku ka hyrë një “aktor” i ri, organizata ish terroriste MEK (Muxhahedinët e Popullit Iranian). Personalisht unë kam trajtuar në shkrimet e mija disa raste trafikimi qeniesh njerëzore (me emër e mbiemër) të kryera nga kjo organizatë ish terroriste. Fatkqesisht një “black out” thuajse total nga ana e medias shqoiptare për këto raste trafiku e ka inkurajuar këtë veprimtari keqbërëse të muxhahedinëve të vendosur si mysafirë të paftuar në Kampin Ashraf 3 në Manëz. Në rastin e vetëm, kur poliica shqiptare goditi dy komandantë të lartë të MEK-ut të përfshirë në trafik droge dhe në trafik qeniesh njerëzore, diplomatët amerikanë ndërhynë vendosmërisht pranë prokurorisë shqiptare, që të mbyllej kjo histori se…… Një ndërhyrje e tillë nga aleatët ndër më të mirët të organeve ligjznbatuese shqiptare, bëri që ish terroristët e MEK-ut të trimëroheshin dhe të vazhdonin të trafikonin iranianë e jo vetëm nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së, Anglisë dhe vendeve neutral si psh Finlanda, apo Suedia.

Rasti i Farid Shahkaramit Deri në prill 2021 iraniani Farid Shahkarami (me numër identifikimi/numër personal: L623030041 rezultonte i punësuar në Tiranë në Kompaninë “Market Info sh.p.k.” me adresë: Rruga Reshit Petrela, Stacioni i Trenit TIRANË. Në këtë kompani ky Faridi punonte si operator kompjuteri dhe paguhej 2,72700 lekë në muaj, sipas të dhënave personale sekrete, që rrodhën në mediat shqiptare pak ditë më parë. (Për më shumë shiko foton).

Farid Shahkarami tashmë nuk rezulton të jetë në Shqipëri. Nga një shkëmbim informacioni me kolegët austriakë më del që ky Faridi gjendet në Vienë, ku qëndron ilegalisht. Sinqerisht nuk e di pse gazetarët austriakë janë jashtëzakonisht të interesuar të mësojnë sa më shumë hollësi për një iranian specialist kompjuterash dhe ish terrorist, që banon ilegalisht në Vjenë!!!!!! Farid Shahkarian erdhi në Shqipëri bashkë me disa mijëra anëtarë të organizatës ish terroriste MEK. Marrëveshja për ardhjen e këtyre iranianëve në Shqipëri mbahet sekret, ama aleatët tanë në NATO, po ua shohin sherrin këtyre iranianëve të MEK si shkaktarë të disa veprave penale si fjala vjen trafik qëniesh njerëzore, trafik internacional droge etj. Si gazetar dhe patriot shqiptar unë shpresoj se diplomatët amerikanë në Tiranë do ti ndihmojnë organet ligjzbatuese shqiptare për ta mbajtur nën kontroll dhe nën fre (under leash) veprimtarinë kriminale të këtyre muxhahedinëve iraninë të vendosur në Shqipëri.

OPINIONE