Ishin fshehur në lavanderi e dushe, gjenden telefonë në burgun e Shkodrës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zhvilloi kontrolle në burgun e Shkodrës.

Gjatë kontrollit në godinën 2 u gjetën 3 aparate celularë. Konkretisht në ambientet e dusheve u gjet 1 aparat celular i markës Xiaomi.

Ndërkohë, në lavanderi u gjetën, 1 aparat celular Nokia dhe 1 celular Iphone së bashku me dy fisha karikimi.

Për rastin janë hartuar raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e bllokimit, ndërsa është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për ndjekje të mëtejshme të procedurave./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne