Adoleshenti palestinez u qëllua per vdekje nga snajperi izraelit

Disa pamje të kamerave të sigurisë thuhet se tregojnë momentin kur një djalë 16-vjeçar palestinez – që supozohet të jetë i paarmatosur – u qëllua dhe u vra nga një snajper izraelit gjatë operacionit ushtarak të javës së kaluar në Jenin por pamjet nga vidiot e sigurise hedhin poshtë pretendimet e Izraelit se vetëm luftëtarët militantë u vranë në kërkimin intensiv të armëve në kampin e refugjatëve Jenin.

Abdulrahman Hasan Ahmad Hardan u vra teksa qëndronte përpara spitalit al-Amal, i cili ndodhet jashtë kampit. Gjate sulmit te ushtrise pushtuese te izraelit ngelen 4 femije te vdekur.

Ai i ishte përgjigjur një thirrjeje nga xhamia e tij lokale për të dhuruar gjak.

“Djali im nuk kishte mbushur ende 17 vjeç”, tha nëna e Abdulrahman, Kifaya Hardan për The Times nga shtëpia e tyre familjare në Bregun Perëndimor. Okupatori e vrau me gjakftohtësi dhe e akuzoi për pjesëmarrje në konfrontime të armatosura. Ai nuk mbante armë dhe asgjë tjetër. Ai ishte një fëmijë”, tha ajo.

Nëna i tha The Times se Abdulrahman kishte përdorur transportin publik për të shkuar në spital për të dhënë gjak. Ai ishte një djalë i zakonshëm, ai nuk ishte një terrorist siç thonë ata”, tha nëna për The Times. “Çdo palestinez në sytë e tyre është terrorist, i armatosur apo jo.

Ndërkohë një shok i 17-vjeçarit i kishte thënë familjes se ai e paralajmëroi Abdulrahmanin të ndryshonte rrugën pasi ai tha se kishte pikasur snajperin izraelit. Para se të shfaqej videoja, ushtria izraelite u përpoq të pretendonte se djali mbante një armë automatike kur u qëllua.

Katër nga 12 të vrarët ne sulmin e pushtuesve izraelit ishin femije nën moshën 18 vjeç./Telegrafi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne