Shqiperia

Ishte në kërkim, arrestohet 30-vjeçarja. Si mashtronte bashkë me të ëmën për vizat në Kanada

Një 30-vjeçare e cila ishte shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Tiranës. Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga 30-vjeçaren Adela Makashi, banuese në Tiranë

30-vjeçarja është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me 4 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në bashkëpunim me të ëmën shtetasen Lule  Makashi iu premtonin shtetasve të ndryshëm punësim në Kanada, në këmbim të shumave monetare. Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 9 vjet burg këtë të fundit, që nga gjykimi i shkurtuar shkon në 6 vjet. Ndërsa janë dhënë 6 vjet burg për të bijën, Adela, e cila me gjykim të shkurtuar do të vuajë 4 vjet.

Gjithashtu, është gjobitur me 5 milionë lekë shoqëria “Ande Lm shpk”, ku edhe në këtë rast me gjykim të shkurtuar gjoba kap vlerën e 3.3 milionë leke.

Mësohet se 360 shqiptarë kanë paguar diku te 20 mijë dollarë për viza pune në shtetin kanadez, pa marrë asgjë në këmbim, të mashtruar nga dy të akuzuarat. Pas denoncimit të bërë nga 26 persona në qytete të ndryshme të vendit, Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në Policinë e Tiranës zbardhi skemën e mashtrimit. Policia shqiptare njoftoi autoritetet kanadeze për shpalljen në kërkim të Lule Makashit dhe vajzës së saj, pas arrestimit të bashkëpunëtorit të tyre, Klevis Rreshka. Më tej, autoritetet kanadeze bënë anulimin e vizave për këto dy shtetase, për t’i rikthyer në Shqipëri. Në momentin që nënë e bijë kanë mbërritur në tokën shqiptare, janë transportuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ku janë marrë në pyetje nga oficerët veçmas nga njëra-tjetra. Mësohet se dy të pandehurat dhe bashkëpunë- tori i tyre, Klevis Reshka, u kanë premtuar personave të ndryshëm se do t’u siguronin dokumente punësimi dhe studimi për në Kanada, Australi, Angli e në disa vende të ndryshme jashtë shtetit, kundrejt shumave të konsiderueshme parash, të cilat varionin nga 2500 euro deri në 20 mijë euro (në disa raste edhe me dollarë). Ndërkohë që sot është arrestuar 30-vjeçarja, Adela Makashi, e cila tashmë do të vuajë dënimin.

DOSJA E PROKURORISE

Nga studimi i të dhënave të dokumentuara nga Policia Gjyqësore dhe verifikimet e bëra rezulton se në datën 25.04.2016 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim 26 shtetas Ata kanë shpjeguar se kanë aplikuar në vitin 2014, për punësim dhe studime pranë shoqërisë “Ande-Lm” me administratore shtetasen L. M., që ndodhet me seli në rrugën “Ismail Qemali” Tiranë.

Personat që aplikonin, pasi dorëzonin dokumentet që kërkonte kjo shoqëri, ishin në pritje për të dalë viza dhe shtetasja Lule Makashi ka organizuar dhe takime të ndryshme në hotel me persona që janë prezantuar si avokatë kanadezë, duke shpjeguar dhe procedurat e marrjes së vizës së aplikantëve. Shtetasit që kanë aplikuar dhe kanë dorëzuar dokumentet për pajisjen me vizë, kanë paguar në llogari të shoqërisë “Ande-Lm” Sh.P.K, shuma të konsiderueshme në lekë dhe valutë. Pasi kanë shkuar në datë 25.04.2016 pranë zyrave të kësaj shoqërie, kanë mësuar se shtetasja Lule Makashi, së bashku me vajzën e saj ishin larguar jashtë shtetit. Bëhet me dije se kjo shoqëri i ishte lënë në administrim shtetasit K.R.

OPINIONE