Islamofobi Alon Ben-Meir, pranon agresionin: Biden e ka të vështirë të vendos për Krijimi i shtetit të Palestinës do kundërshtohet nga Netanjahu

Islamofobi Alon Ben-Meir ka sulmuar sërish muslimanët, këtë herë në mënyrë specifike ata Paleztinezë të cilët prej dekadash luftojnë ndaj Israelit pushtuesit për pavarësi.

Teksa mbështet dhe pranon hapur pushtimin e Israelit ndaj Palestinës, si pengesë kryesore të normalizimit të mardhënieve mes Israelit dhe Arabisë Saudite nën ndërmjetësimin e SHBA, sheh një vendim të mundeshëm të Presidentit Joe Biden për krijimin e shtetit të Palestinës.

Duke komentuar një artikull të tij me temë: “A mundet Netanyahu të ngrihet në një rast historik të pashembullt dhe të normalizojë marrëdhëniet izraelito-saudite?”, Alon Ben-Meir e konsideron që Presidenti i SHBA ka dy vështirësi që duhet të kapërcejë për lëshimet që duhet të bëjë për normalizinin e mardhënieve ku përpos kundërshtive të kongresmenëve janë kundërshtitë e forta të Benjamin Netanjahut për një shtet Palestinez.

Mesazhi në facebook

Pavarësisht se sa të dëshirueshme dhe të gjera janë implikimet e normalizimit të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite, për Presidentin Biden mbetet një detyrë jashtëzakonisht e vështirë për t’u arritur për shkak të dy faktorëve kryesorë. Së pari, kërkesat e kushtëzuara të sauditëve nga SHBA sigurisht që do të ngjallin rezistencë të konsiderueshme të Kongresit. Por nëse marrëveshja i jep fund konfliktit izraelito-palestinez bazuar në një zgjidhje me dy shtete, mbi të cilën këmbëngulin shumë liderë demokratë, përfshirë senatorët Chris Van Hollen dhe Tim Kaine, Senati do ta miratojë atë me disa modifikime, sepse ata e kuptojnë dhe vlerësojnë se si do të përfitojë dukshëm interesin gjeostrategjik të SHBA-së. Vështirësia e dytë dhe më e frikshme me të cilën përballet Presidenti Biden janë kundërshtimet e Netanyahut për të bërë ndonjë lëshim të madh për palestinezët, veçanërisht atë që do të çonte në krijimin e një shteti palestinez./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne