Islamofobi Edi Rama mbështetje Izraelit në luftën ndaj Palestinës

Kryeministri islamofob Edi Rama vazhdon të mbështesë Izraelin në luftën e tij dhe shkatërrimin që po i bën Palestinës.

Dy ditë pasi pengoi marshimin pro Palestinës në Tiranë me policinë e tij fashiste, Rama thotë se Shqipëria qëndron me vendosmëri në mbështetje të Izraelit.

Rama mbështet propozimin e OKB që një forcë ndërkombëtare të marrë kontrollin e Gazës ndërsa kushtëzon arrmëpushtimin me lirimin e pengjeve.

“Ndërsa qëndrojmë me vendosmëri me Izraelin kundër Hamasit, ne jemi gjithashtu shumë të shqetësuar për vuajtjet e civilëve dhe shkatërrimin në Gaza. Është thelbësore t’i jepet fund këtij konflikti përpara se ai të përshkallëzohet më tej dhe të dalë jashtë kontrollit. Shqipëria mbështet thirrjen e Presidentit Biden për një pauzë humanitare në armiqësitë. Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm, Liga Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin. Sipas një mandati të OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Liga Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar një kalim të përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi te Autoriteti Palestinez. Së shpejti do të bashkohem me liderët e tjerë botërorë në Forumin e Paqes në Paris, ku do të diskutojmë mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme”, shkruan Rama në X.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne