Islamofobi Krasniqi quan terrorist sulmin ndaj Izraelit!

Situata midis Izraelit dhe Palestines ka bërë që ekspertëve të terrorizmit në Kosovë dhe Shqipëri tu jepet kohë televizive.

Ka qenë islamofobi Kolë Krasniqi në Kosovë që në një emision ka quajtur sulmin e Hamasit ndaj Izraelit terrorist dhe të pabefasishëm. Eksperti islamofob Izraelin e quan shtetin më të fuqishëm nga ana ushtarake, teknilogjike dhe inteligjent.

Ai shprehet se pas kesaj ngjarjeje dhe sulmi terrorist fshihen shtete të tjera si Irani, Rusia dhe Kina pasi kanë interesat e tyre.

Ajo çfarë vihet re është mosreagimi i masakres që po bëhet në Gaza ku sulmin e Izraelit e quajn mbrojtje.

Pjesë nga fjala e tij:

“Është sulm i paimagjinueshëm terrorist që ka shkaktuar pasoja globale. Sulmi ishte i befasishme pasi Izraeli është shteti më i fuqishëm nga ana ushtarake, teknologjike dhe inteligjente duke pasur këtu parasysh sherbimet inteligjente hebraike që për sulmin e 11 shtatorit kishin lajmëruar SHBA që po përgatitet diçka.

Besohet që ka implikime nga shtete të tjera si Irani, Rusia dhe Kina pasi kanë interesat e tyre strategjike”. /gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne