Kryeministri Islamofob Edi Rama ka qenë sot pjesë e një aktiviteti të organizuar në SHBA për të nderuar ndihmën që vendi ynë i dha hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Islamofobi Rama mes të tjerash foli edhe në lidhje me sulmet kibernetike ku akuzoi Iranin, që erdhën si pasojë e strehimit që Shqiperia i ka bërë muxhahedinëve të Kultit Rajavi në kampin MEK në Manzë.
Rama mori në mbrojtje MEK dhe u shpreh i prerë për faktin se vendi ynë nuk do t’i dorëzojë ata në Teheran, ndërsa për t’u mbrojtur theksoi se nuk inkurajon banorët e kampit të bëjnë politikë duke përdorur Shqipërinë si platformë.
“I dhamë strehë mijëra iranianëve kur në vendin e tyre i rrezikohet jeta nga Teherani. Paguam çmimin sepse regjimi i Teheranit na sulmoi në rrugë kibernetike duke u përpjekur të fshijë të gjithë të dhënat e sistemeve tona të shërbimeve. U detyruam të përgjigjeshim duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike dhe përzënë trupën diplomatike. Por e përsëris që iranianët janë në besën tonë.
Teherani duhet të kuptojë që kurrsesi nuk do të dorëzojmë asnjë nga ata, por edhe ata duhet ta dinë që nuk mund të bëjnë politikë duke përdorur Shqipërinë si platformë”, tha Rama i cili mori përsi në mbrojtje ish-organizatën terroriste të MEK.