Islamofobia Edita Tahiri harron historinë e Kultit Rajavi: Ju mund ta rrëzoni Khamenein!

Ish- Ministrja e Jashtme e Kosovës, një islamofobe e njohur, Edita Tahiri, i ka ofruar mbështetje Muxhahedinëve Al Khalq dhe udhëheqëses Maryam Rajavit për të rrëzuar Liderin Suprem të Iranit, Khamenei.

Tahiri, tani pa asnjë post dhe pushtet, ishte një nga folëset në Konferencën e Muxhahedinëve në Paris.

Ish- Diplomatja e Kosovës duke hequr paralelizma mes Khameneit dhe Millosheviçit, harron historinë e grupit ish- terrorist Rajavi e mban të mbyllur me forcë në Manzë të Durrësit, ku në disa atentate dhe tentativa për grushte shtetit në Iran u vranë mijëra njerëz të pafajshmëm.

Islamofobia Tahiri harroi që ishin pikërisht këto akte terroriste që bënë ndaj popullit të tyre që e detyruan grupin të largohet nga vendi i tyre pasi ja dolën të fitonin vetëm urrejtje e popullit iranian.

Ndonëse pa ndonjë arritje në diplomaci, Edita Tahiri duhet të mos harronte historinë përpara se të ofronte mbështetje, vetëm personale, për muxhahedinët dhe Rajavin që përballet me shumë akuza.

“Prandaj, jam këtu për t’ju mbështetur ju, të gjithë ju, veçanërisht udhëheqësit. Të shoh gra lidere është një frymëzim i madh.

Unë kam qenë Ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës. Në atë kohë, pushtuesi ynë bënte propagandë të madhe kundër shqiptarëve. Kur bota më shihte mua – një grua, moderne, që fliste anglisht – më thoshin: “A je e sigurt që je nga Kosova?” Këto lloj gjërash. Ose më thoshin: “Çfarë është kjo? Ndoshta jeton në diasporë.”

Por më lejoni të them diçka: kur fillova diplomacinë, asnjë diplomat nuk e dinte ku ishte Kosova. Asnjëherë, as që kishin dëgjuar për të. Mbaja gjithmonë një hartë me vete. Nëse gjeja një glob në zyrën e ndonjë diplomati, i tregoja: “Ky është vendi im.” Por ata na kishin shtypur për njëqind vjet, prandaj nuk e njihnin.

Dhe Ashraf, gra të guximshme, përshëndetje për ju. Ju jeni në Shqipëri, që është atdheu ynë. Por jemi të ndarë – Kosova është këtu dhe Shqipëria atje. Faleminderit!

Disa faktorë që ju tashmë i keni, por dua vetëm t’i përsëris. Udhëheqja është e rëndësishme. Bravo për popullin iranian. Zonja Rajavi, bravo. Pa udhëheqje, nuk ka sukses. Vizioni është i rëndësishëm. Ju keni planin me dhjetë pika. Jam këtu për t’ju mbështetur.

Ju keni unitet, dhe sepse ne patëm një lëvizje, jo gjithmonë kishim një unitet të përsosur. Por gruaja është aty kur ka përçarje, gruaja mund të sjellë unitet.
Prandaj, ju lutem mbani mend: uniteti është një mjet i fuqishëm.

Dhe për ta përmbyllur, mendoj se Khamenei dhe regjimi shtypës kanë iluzione se do të qëndrojnë gjithmonë në pushtet. Por ju e dini, kur Millosheviçi erdhi në ish-Jugosllavi dhe Kosovë, ai gjithashtu mendoi kështu. Por shumë shpejt do të shohim lirinë, demokracinë dhe një sistem laik me gra në udhëheqje. Gratë duhet të jenë aty!”, tha ndër të tjera Tahiri në konferencën e Parisit./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne