Muxhahedinët ulërasin nga kampi muxhahedin i Manzës, për: “Gratë, Forca e ndryshimit e Iran të lirë 2025

Është kjo motoja e konferencës së organizuar nga MEK-sat e Manzës në Paris më 22 shkurt 2025. Ky takim zhvillohet pas një takimi tjetër më 16 janar 2025.

Ajo që vihet re ndryshe nga takimi i parë, është pjesmarrja vetëm e grave me rastin e 8 Marsit, por  nën një moto që është haptas thirje politike ndërkohë që ky grup janë me status refugjati humanitar në Shqipëri.

Liria nuk do te na serviret ne në një pjatë floriri, tha njëra nga ligjërueset, – pra duhet të luftojmë.

Vihet re në fjalimet e tyre që ata tashmë nuk e përmendin më Shqipërinë si vendndodhje por shteti i tyre në Manzë ka një emër që quhet `Ashraf 3` .Rajavi në fillim të fjalimit të saj i drejtohet me një përshëndetje në persisht anëtarëve iraniane të MEK në Manzë : `Një përshëndetje për gratë e Ashraf 3` duke konfirmuar kështu faktin se ky është shteti i tyre, madje e quajti `shtëpia jonë` kur në të vërtetë shtëpia e tyre është në Iran përderisa kërkojnë të bëjnë politkë atje, i bëjnë opozitë shtetit të tyre të origjinës dhe në mënyrë paradoksale kanë bërë tashmë një shtet në Shqipëri me të gjitha strukturat e nevojshme dhe sovranitetin e një shteti dhe Shqipërinë as e përmendin fare as për ti falenderuar minimalisht.

Rajavi flet për fashizëm fetar , ndërkohë vetë ka veshur me uniformë të gjitha 3 apo 4 mijë anëtarët e grupit që nuk kanë minimumi liri të vishen si të duan, a nuk është ky fashizëm fetar?

Ajo flet për jetën e grave në Iran si të shtypura dhe pa të drejta, ndërkohë nuk flet për të drejtat dhe liritë që ajo si presidente e zgjedhur në atë grup- ku më saktë do të duhej të quhej diktatore fashiste-  pra do të duhej tjua garantone së pari grave të grupit të saj.

Në atë grup që bëjnë një jetë murgeshash manastiri, ndërkohë vetëquhen demokratik pa asnjë praktikë  dalluese si demokratik, gratë janë privuar nga e drejta për të patur fëmijë, e drejta për të patur marrëdhënie seksuale, për tu martuar apo për të kontaktuar familjen e origjinës. Gratë e burrat e këtij grupi nuk mund të telefonojnë familjarët e tyre ku një pjesë e mirë ndodhen dhe kanë shtetësi evropiane apo amerikane kanadeze etj. Nëse ndonjë nga këto ndodh apo dikush e pretendon si të drejtë , e pasojnë dënime e tortura fiike e psikologjike nga më të tmerrshmet.

A janë në dijeni pjesmarrëset në këtë takim që flasin për të drejta grash në Iran, se pikërisht në këtë grup, MEK, në Shqipëri në vendin kandidat për në BE, shkelen të drejtat themelore të njeriut , shkelen të drejtat themelore të grave, a nuk është paradoksale?

Kjo merr kuptim nëse do të lejoj një hetim. Një hetim që të verifikonte pjesmarrjen e shqiptarëve në këtë grup, ku këtë rradhë ishin të ftuara Arbana Xharra dhe Edit Tahiri nga Kosova, a janë paguar dhe sa janë paguar për këtë pjesmarrje? Nga kush sponsorizohet ky grup dhe kush paguan për këto tubime me shpenzime kolosale tanimë që ndihmat amerikane të USAID janë pezulluar?!

Një nga të ftuarat thekson që kjo është një organizatë ku gratë janë në lidership. Zonjë do tju përmend vetëm një rast Somayah Mohamedy, e rrëmbyer që 16 vjec nga grup nga Kanadaja dhe që atëherë prindërit e saj e kërkojnë të bashkohet me familjen e saj në Kanada dhe ky grup nuk e lejon dhe e mban peng duke e trushpëlarë me një propagandë psikopatike radikale terroriste të një grupi mercenar të Sadam Husein , ish terrorist të shpallur nga OKB, dhe të flasësh për MEK sikur janë ëngjëj mbi tokë dhe janë gra të integruara në jetë si të gjithë tjetër, duhet të jesh paguar shumë për kët propagandë të verbër. Zonjë ky grup prej 4000 vetësh nuk punon zonjë nuk gjeneron të ardhura, me cfarë jetojnë, për cfarë organizimi flisni, ky është skllavërim modern. Po ne na duhen gra në qeverisje në këtë botë maskiliste, por mos harro , shteti që mban flamurin e demokracisë në botë SHBA, nuk ka parë kurrë një presidente grua. Po ashtu kjo grua që e quan këtë grup që ka një marrëdhënie motrash, jo narciste, apo empatike, nuk e di se ku i keni parë ju këto sepse urrejtja që i ushqehet këtij grupi për marrëdhëniet familjare është vecse një marrëdhënie sëmurë narciste ashtu si c e quan ti.

Ingrid Betancourt një ish senatore kolumbiane, tha Love ëill free IRAN???- po ky grup ka vrarë 17 mijë bashkëkombas, ky grup janë grup ushtarak jo civil, janë ushtarë, ju flisni për ndonjë grup tjetër me kët gjuhë jo për këta që kanë pushtuar një territor të Republikës së Shqipërisë dhe kanë nkrijuar një shtet aty padrejtësisht pa lejuar qeverinë shqiptare të ushtrojë juridiksionin e saj për kontrolle apo akuza që i bëhen këtij grupi. a e dini ju zonjë se ky grup është akuzuar për hackerimin e të dhënave të qytetarëve shqiptarë? Nëse do të ishit e lirë dhe jo e paguar për të marrë pjesë në këtë tubim fals, do të thonit të vërtetën dhe do të kuptonit që ky është një grup terrorist i parehabilituar që cënon sigurinë dhe jetën e një shteti që e ka strehuar si Shqipëria.

Një tjetër vizitore e kampit Ashraf Linda Chavez, përmend Sirinë  dhe bën një analogji me Iranin, duke cilësuar Putin si kasap, – e di zonja që qëndrimi amerikan ndaj Putin ka ndryshuar e kjo mund ti kushtojë ndonjë hetim nga MUSK për shpërdorim fondesh amerikane apo si investim që nuk i intereson më SHBA. Zonja përmend që Rajavi paska bërë një plan me 10 pika që i është referuar Bill of Rights in America, ndërkohë ka 30 vjet në opozitë, në një moshë të thyer, pa pasardhës me një model kulti radikal autokratik, sërisht një krahasim pa vend. Po ashtu përmendi grupin e Pahlavit që janë mbledhur në Zvicër vetëm me 200 vetë dhe duke thënë se unë nuk besoj se njerëzit e Iranit do të donin të shikonin prapë burgjet e Pahlavit Savak, pra duke dhënë si alternativë si të vetmen opozitë grupin Rajavi dhe terroristët e Manzës. Bota e di shumë mirë sesa aspak demokratik janë ky grup dhe nuk premtojnë asnjë demokraci për një shtet si Irani përsa kohë nuk e implementojnë atë në Shqipëri brenda shtetit dhe grupit të tyre antiligjor që kanë krijuar. Të njëjtën gjë i thuhet kësaj zonje për Somayah Muhamedi që mbahet prej moshës 16 vjecare e deri sot që është 47 vjec në atë grup në Manzë ndërkohë që zonja përmend një grua e burgosur në Iran që nuk i është dhënë e drejta për të takuar fëmijët ë sa, kjo është vërtet qesharake. Po sa mama ka në atë grup që janë privuar nga prindërimi nga kontaktet me fëmijët e saj, sa nëna janë privuar edhe ti vizitojnë apo ti bëjnë videocall vajzave e djemve të tyre brenda në kampin Ashraf 3, a jeni në dijeni ju?! Ju po këndoni këngë partizane  komunistësh që glorifikojnë heronj të një kaluare apo ideologjie tjetër në tubimin e një grupi që ka krijuar burgun gjigand modern të grave e burrave, bijëve e bijave që janë bërë burim trafikimi qëniesh njerëzore në evropë, apo akuzuar për pastrim parash .

Edit Tahiri dhe Albana Xharra dy kosovaret islamofobe që Iranin e përmendin sa herë duan të shajnë bashkëkombësit e tyre, paskan rënë në rrjetën e blerjeve politike të të dështuarve politikë kudo në botë. urojmë që ju të hetoheni sesa jeni paguar për këtë pjesmarrje dhe nga kanë ardhur ato para. Ju a i keni parë ndonjëherë gratë e këtij grupi si jetojnë cfarë të drejtash kanë, a jeni në dijeni se këta kanë pushtuar dhe krijuar shtet brenda Shqipërisë, janë separatistë dhe kanë kërcënuar sigurinë kombëtare me aktivitetin e tyre politik duke vendosur Shqipërinë në shenjstër sulmi hakmarrjeje? Ju po bashkëpunoni me një grup ish terrorist i cili nuk ka lidhje me të drejtat e grave apo të njeriut në tërësi. Albana a nuk i sheh sesi këta kanë të urdhëruar hijabin në mënyrë uniformë, nuk të shqetësoi kjo ndërkohë që flasin sesi urdhërohet hijabi në Iran?

Të gjitha fjalimet duken sikur janë të përgatitura për një rezistencë imagjinare, utopike që nuk ekziston kundër një vendi që në mënyrë imagjinare klasifikohet si për tu cliruar, por nga kush?! Nga ata që zgjidhen rregullisht nga vota e milionave iranianëve dhe ju 4000 të moshuar ish terroristë pretendoni të sillni regjimin tuaj radikal.

Anëtarë të MEK, mos heshtni, flisni, flisni për padrejtësitë që provoni në atë grup nga Majram Rajavi që tju besojmë se ju jeni demokratë. Stop burgut dhe skllavërimit modern të grave të MEK në Manzë në territorin e vendit evropian, Shqipërisë!!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne