Ismail Qemali mason, Esad Pasha është heroi i vërtetë/ Data e pavarësisë e Shqipërisë sipas Alfred Cakos dhe Olsi Jazexhi

Kjo është një pjesë nga emisioni televiziv në Top Channel, videon e të cilit e Gazeta Impakt e ka transkriptuar si më poshtë:

 Cako: 2 masonë që erdhën dhe u vendosën këtu në Shqipëri, që ishin Ismail Qemali dhe Esat Pasha, dhe që të dy përfunduan në mënyrë tragjike, njëri i helmuar dhe tjetri i vrarë në atentat nga francezët,  që nuk u qëllua vetwm nga shqiptarët po ka marrë pjesë dhe shërbimi sekret francez që e ka qëlluar nga prapa, pasi ai nuk kishte pranuar ti jepte naftën shqiptare kompanive franceze, sepse e kishin negociuar atje në Francë më parë dhe këta organizuan më pas Kongresin e Lushnjes dhe qeverinë shqiptare. Historia është shumë e fshehtë, historia shqiptare reale.

Pra pse u eleminuan këta, u eleminuan se nga internacionalist që duhet të jetë masoneria, këta u bënë nacionalistë dhe këtë masoneria nuk ta fal, kështu të dy këta u bënë nacionalistë dhe u eleminuan.

Jazexhi:Po këto janë fakte që thotë Cako, madje duhet të përmendim edhe një fakt shumë interesant, ndërkohë që ne e nderojmë si mit e si hero këtu, duhet të dimë se si u dëbuan në mënyrë tragjike nga Shqipëria nga Komiteti Ndërkombëtar i Kontrollit, në 22 janar 1914, ku britanikët francezët që sundonin Shqipërinë e sapokrijuar në atë kohë, e kërcënuan Ismail Qemalin ose me varje në litar ose me largim nga Shqipëria dhe dhënien fund të qeverisë së Vlorës.

Po që të jemi saktë me disa data historike, 28 nëntor 1912 nuk ka krijuar Shqipërinë, por ka qenë një revansh apo një trik diplomatik i austro hungarezëve, të cilët ngaqë nuk donin që Ballkani perëndimor apo Turqia evropiane, sic njihej kjo zonë ku ne jemi, apo këto vilajete turke të Shkodrës dhe të Manastirit të pushtoheshin nga serbët italianët dhe grekët, bënë këtë manovër diplomatike, ku u shkruajt një copë letër që ju cua Konferencës së Ambasadorëve në Londër. Ishte një copë letër që u hodh në tryezën e Fuqive të Mëdhaja, dhe këto ishin Rusia, Franca, Britania, Italia Austro-Hungaria dhe Gjermania që bënë këtë konferencë, për ti treguar atyre që këtu në Ballkan ka një popull që ka një identitet ndryshe dhe ky popull nuk do të pranojë që të bjerë nën sundimin e grekëve apo serbëve. Sepse duhet të kuptojmë dicka sikur e tha edhe Cako, fundi i shekullit 19 dhe fillimi i shekullit të 20 është kulminacioni i teorive të masonerisë, ku shtetet duhet të krijoheshin jo mbi baza fetare po mbi baza të kombësive, sikur ekzistonin deri në Luftën e parë botërore.

Po data e krijimit të shtetit shqiptar nuk është 28 nëntor 1912 por 29 korriku 1913, sepse në këtë datë shtetet e Fuqive të Mëdha, ata që e krijuan Shqipërinë, në këtë datë do ta njohin zyrtarisht Shqipërinë.

Njihet 28 nëntori si pasojë e luftës civile që ndodhi në Shqipëri. Për shembull ne tani jemi në Kashar që është një fjalë turke që do të thotë djathë. Në këto zona, banorët e këtyre zonave kanë luftuar për Haxhi Qamilin dhe Turqinë, dhe këtu nuk është cuar flamuri i Vlorës deri në 1920, dhe banorët e Shqipërisë së mesme bashkë me Haxhi Qamilin në 1915 do ta shbëjnë këtë Shqipëri dhe do ta kthejnë në një Turqi.

Por pa dalë tek Haxhi Qamilin duhet të përmendim disa data të tjera. Pra kemi 29 korrikun 1913 data zyrtare kur Shqipëria ëhstë njohur pra certifikuar nga shtetet e Evropës.Kemi Traktatin e Bukureshtit të gushtit 1913.

Përvec kësaj kemi ,në qoftë se do të fusim palët shqiptare kur kanë deklaruar formimin e shtetit, për Shqipërinë e mesme, apo për gegninë, se ne sot kur flasim për Shqipërinë apo  e mendojmë Shqipërinë nga Saranda deri në Han të Hotit por në atë kohë nuk ka qenë e tillë. Kanë qenë dy vilajete turke që kishin identitete të ndryshme njerëzit sikur janë  Bosnja dhe Kroacia . Nëse flasim Për Tiranën ku jemi , në Tiranë shteti shqiptar u themelua nga Esad Toptani në tetor 1913, i cili sikur u përmend edhe nga Cako, është faktikisht heroi i kësaj Shqipërie që ne njohim. Pse është heroi, sepse Esad Pasha, në një kohë të gjitha frontet turke ranë në Ballkan, ku turqit u dorëzuan dhe grekët serbët dhe bullgarët pushtuan territore që nga Trakia e në Shkup e Kosovë e në Mal të Zi e në Camëri, Shkodra është qyteti i fundit turk që ka rënë në Ballkan, dhe ka qenë ushtria turko shqiptare e drejtuar nga Esad Pasha.

Cako: është nga betejat që studiohet në West Point si një nga betejat më të forta në Luftës së Parë botërore.

Jazexhi: Pra Esadi u kthye në një hero shumë të madh, saqë për personat si puna ime që kanë lexuar Arkivat e Londrës dhe bisedimet e fuqive të mëdhaja, Esadi u kthye në mit në kancelaritë perëndimore, sepse ishte e pabesueshme sesi fronti i fundit turk do të rezistonte në Shkodër deri në 23 prill 1913. Dalja e Esadit nga Shkodra solli një realitet të ri. Pra pse përmendet Ismail Qemali dhe nuk përmendet Esad Pasha, sepse ka pasur një luftë civile në vend mes veriut dhe jugut në Shqipëri sikur ndodhi në vitet `40, atëherë ndodhi ndërmjet toskëve dhe gegëve për dominim.

Cako: Nuk ka pasur luftë në mes jugut dhe veriut në Shqipëri në vitet `40.

Jazexhiu : Po komunistët cfarë ishin? Shumica ishin toskë apo jo.

Cako: Ka pasur luftë ideologjike mes ballistëve dhe komunstëve dhe legalistëve.

Jazexhiu: Por komunistët shumica ishin tosk apo jo?

Cako: Legalistët kanë qenë në veri dhe kanë qenë aleatë me Ballin në fund kundër komunistëve.

/GazetaImpakt

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress