Izraeli arreston 100 palestinezë të tjerë në Bregun Perëndimor

Izraeli ka arrestuar mbi 100 palestinezë të tjerë në Bregun Perëndimor, duke e çuar numrin e përgjithshëm të palestinezëve të arrestuar që nga 7 tetori në 1.050, tha sot Shoqata e të Burgosurve Palestinezë.

“Forcat pushtuese arrestuan mbi 100 palestinezë nga qytetet dhe qytezat e Bregut Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor”, tha për Anadolu Amani Sarhana, zëdhënëse e shoqatës, duke shtuar: “Liderë të Hamasit gjenden në mesin e të arrestuarve”.

Ajo tha se fushata e arrestimit mbuloi të gjitha qytetet e Bregut Perëndimor dhe “udhëheqësit e Hamasit ishin midis të arrestuarve”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne