Izraeli arreston 13 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë arrestuan 13 palestinezë në Bregun Perëndimor nën pushtim. Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, ushtarët izraelitë kryen bastisje ndaj qytetit El-Khalil dhe qytezës Anata në verilindje të Kudsit. Ushtarët arrestuan 12 palestinezë në El-Khalil dhe një në Anata.

Gjithashtu ushtarët izraelitë kryen bastisje edhe në kampin e refugjatëve Shuafat, si dhe hodhën bomba zëri dhe gaz helmues ndaj shtëpive të palestinezëve.

Që nga 7 tetori i vitit 2023, kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka pasur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj që nga 7 tetori e deri më tani, në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim janë vrarë 498 palestinezë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne