Izraeli arreston 60 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite arrestuan 60 palestinezë gjatë bastisjeve që kryen në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor nën pushtim.

Në një deklaratë të përbashkët me shkrim lidhur me këtë temë nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Komiteti për Çështjet e të Burgosurve Palestinezë të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, thuhet se forcat izraelite kryen bastisje në disa lokacione në qytetet El-Khalil (Hebron), Ramallah, Jericho, Jenin, Salfit dhe Betlehem.

Gjatë këtyre bastisjeve u arrestuan 60 persona, përfshirë në mesin e tyre 5 vajza studente të universitetit. Bashkë me të arrestuarit e fundit ka arritur në 3.480 numri i palestinezëve të arrestuar që nga 7 tetori në rajonin nën pushtim.

Ndërkohë bëhet e ditur se një person u plagos si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë në bastisjen në zonën Sair në qytetin El-Khalil. Gjatë bastisjeve ushtarët izraelitë shkaktuan dëme të rënda ndaj shtëpive dhe se kanë rrahur rëndë palestinezët që arrestuan./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne