Ushtria izraelite bombardon në mënyrë intensive me avionë luftarakë dhe obusë, pjesën veriore të Gazës nën bllokadë.
Ushtria izraelite e cila bombardon Gazën prej 18 ditësh, në orët e drekës ka filluar sërish sulm intensiv ndaj rajoneve në veri.
Avionët luftarakë kanë kryer shumë sulme në zonat që ndodhen në lagjen Beit Hanoun.
Krahas sulmeve ajrore, rajoni u bombardua edhe nga obusët e ushtrisë izraelite.
Në rajonet pranë kufirit në veri të Gazës u ngrit tym për shkak të sulmeve./AA