Izraeli ndalon udhëtimin e imamit të Xhamisë Al-Aksa, Shejh Ikrime

Izraeli, shteti pushtues i Palestines ka vendosur një ndalim 6-mujor të udhëtimit për imamin e Mesxhid Al-Aksasë, Shejh Ikrime Sabri, me pretendimin se “udhëtimet e tij jashtë vendit përbëjnë kërcënim për sigurinë e Izraelit”, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e zyrës së avokatit të Shejh Ikrime Sabriut thuhet se një ekip i inteligjencës izraelite ka bastisur shtëpinë e tij në mëngjes.

Shejh Ikrime u njoftua se i ishte vendosur një ndalim udhëtimi 6-mujor me pretendimin se “udhëtimet e tij jashtë vendit përbëjnë kërcënim për sigurinë e Izraelit”. Ky rast nuk eshte i pari ku shume Palestineze nuk jane lejuar te udhetojne jashte Palestines.
Kjo

Nuk kishte asnjë shpjegim nga autoritetet izraelite për këtë çështje.

Një ekip nga inteligjenca izraelite bastisi shtëpinë e Sabriut muajin e kaluar, duke përcjellë ndalimin e udhëtimit prej një muaji që iu dha me pretendimin se ai “i përdori udhëtimet e tij jashtë vendit kundër Izraelit” dhe u tha se vendimi mund të zgjatej.

Forcat izraelite kishin bastisur shtëpinë e Shejh Ikrimes shumë herë më parë dhe e kishin ndaluar vazhdimisht të shkojë në Mesxhid Al-Aksa./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne