Forcat ushtarake okupatore izraelite konfirmuan të premten në mëngjes fillimin e një ofensive të gjerë ajrore kundër programit bërthamor të Iranit.
Në një deklaratë zyrtare, ushtria e okupacionit tha se kryeni një “goditje të saktë, parandaluese” në Iran, “me qëllim të dëmtimit të programit bërthamor të Iranit.”
Forcat Ajrore Izraelite po godasin aktualisht dhjetra objekte në të gjithë Iranin, duke përfshirë objekte të lidhura me programin e tij bërthamor dhe infrastrukturë të tjetër ushtarake, deklaroi ushtria.
Sipas ushtrisë, Irani posedon aktualisht uranium të pasuruar të mjaftueshëm për të montuar disa bomba bërthamore brenda ditësh, duke paraqitur atë që ushtria e përshkroi si një “kërcënim të menjëhershëm” që kërkon veprim të menjëhershëm.
Shpërthime të fuqishme në vende të ndryshme në Iran
Televizioni shtetëror iranian raportoi “shpërthime të fuqishme” në vende të ndryshme të kryeqytetit, Teheran, duke shtuar se sistemi i mbrojtjes ajrore i vendit ishte në gatishmëri të plotë.
TV-ja vuri në dukje se Irani pezulloi të gjitha fluturimet në aeroportin e tij kryesor Imam Khomeini.
Sipas televizionit shtetëror, shpërthime të fuqishme u dëgjuan gjithashtu në qytetin e Natanzës në provincin qendror iranian të Isfahanit, ku ndodhet një vendndodhje kryesore bërthamore.
Korrespondenti i Al Mayadeen përmendi gjithashtu se agresioni izraelit synoi provincat e Tabrizit, Kermanshahut, Loresanit dhe Hamedanit.
Mediat shtetërore iraniane raportuan se disa persona u vranë pasi sulmet izraelite kishin synuar ndërtesa banimi në kryeqytetin iranian.
Kreu i Gardes Revolucionare, Husein Salami, shpallet dëshmor në goditjen izraelite
“Disa ndërtesa në Teheran… janë objekt sulmesh,” tha agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.
Televizioni iranian raportoi se agresioni izraelit synoi ndërtesën e kryesores së Korpit të Gardëve të Revolucionit Islamik në Teheran.
Burimet e Al Mayadeen konfirmojnë dëshmorinë e Komandantit të Përgjithshëm të Gardës së Revolucionit Iraniane, Gjeneral-Major Husein Salami.
Përveç kësaj, televizionet iraniane citojne raporte jozyrtare që sugjerojnë synimin e Gulam Ali Rashidit, komandant të Garders Revolucionare “Khatam al-Anbija”.
Agjencia e Lajmeve Mehr citoi gjithashtu raporte jozyrtare që sugjerojnë nje sulm kunder Abdulhamid Manuxehrit, Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë Bërthamore në Universitetin Shahid Beheshti.
Netanyahu thotë se ‘Izraeli’ është në një ‘pikë vendimtare’ të historisë së tij
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu theksoi se qëllimi pas operacionit është “të godasë infrastrukturën bërthamore të Iranit, fabrikat e raketave balistike të Iranit dhe aftësitë ushtarake të Iranit.”
Në një prononcim me video, Netanyahu theksoi se operacioni do të vazhdojë për aq kohë sa nevojitet dhe deri në përfundimin e misionit të tij.
Megjithatë, ai paralajmëroi se Irani “ka aftësi të konsiderueshme për të na dëmtuar,” duke pretenduar se Teherani ka pasuruar uranium të mjaftueshëm për nëntë bomba bërthamore.
Ai pretendoi më tej se Irani ka ndërtuar “një depo masive” raketa balistike, të cilat mund të “arrijnë Izraelin nga Irani brenda minutash. Secila mbart një ton eksplozivë.”
“Izraeli është në një ‘pikë vendimtare’ të historisë së tij,” theksoi kryeministri.
Ndersa kreu i Shtabit të Përgjithshëm ushtarak izraelit, Ejal Zamir, tha se ushtria sulmoi programin bërthamor dhe ushtrinë e Iranit “sepse kishte ardhur koha; ne kishim arritur në pikën pa kthim”.
“Ne nuk mund të presim për një kohë tjetër për të vepruar, nuk kemi zgjidhje tjetër,” tha ai.
Zamiri njoftoi se ushtria po “mobilizon dhjetëra mijëra ushtarë dhe po përgatitet në të gjitha kufijtë.”
Rubio pretendon se ‘Izraeli’ ndërmori ‘veprim të njeanshëm kundër Iranit’
Nga ana e tij, Sekretari i Shtetit amerikan Marko Rubio pretendoi se “Izraeli” ndërmori “veprim të vetanshëm kundër Iranit”, duke paralajmëruar që Teherani të mos ketë si synim SHBA-në si përgjigje ndaj sulmit izraelit.
“Prioriteti ynë kryesor është mbrojtja e forcave tona amerikane në rajon. Izraeli na informoi se beson se ky veprim ishte i nevojshëm për [mbrojtjen e tyre] vetjak,” deklaroi Rubio.
“Presidenti Trump dhe Administrata kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur forcat tona dhe mbeten në kontakt të ngushtë me partnerët tanë rajonalë,” shtoi ai.
“Më lejoni të jem i qartë: Irani nuk duhet të synojë interesa ose personelin amerikan.”
Katz shpall gjendje emergjente
Ndërkohë, Ministri i Sigurisë izraelit, Izrael Katz, shpalli gjendje emergjente si përgjigje ndaj sulmeve të “Izraelit” kundër Iranit.
“Pas goditjes parandaluese të Shtetit të Izraelit kundër Iranit, pritet një sulm me raketa dhe dron kundër Shtetit të Izraelit dhe popullsisë së tij civile në të ardhmen e menjëhershme,” tha Kaci.
Ai deklaroi se nënshkroi një urdhër special për të vendosur një situatë emergjente në të gjithë frontin e brendshëm të “Izraelit”.
“Ju duhet t’u bindeni udhëzimeve të Komandës së Frontit të Brendshëm dhe autoriteteve dhe të qëndroni në zonat e mbrojtura,” theksoi Katz, duke iu drejtuar kolonëve izraelitë.
IDF-i paralajmëron se “Izraeli” mund të përballet me “sulm të rëndësishëm”
Komanda e Frontit të Brendshëm të ushtrisë izraelite përditësoi udhëzimet e saj, duke pezulluar të gjitha aktivitetet arsimore, mbledhjet publike dhe vendet pune jo-thelbësore.
Vetëm sektorët thelbësorë lejohen të mbeten operativë.
Cvika Tessler nga Komanda e Frontit të Brendshëm paralajmëroi në Kanalin 12 se në orët e ardhshme, “Izraeli” mund të përballet me “një sulm të rëndësishëm nga lindja”, potencialisht që përfshin “raketa të rënda” të afta për të goditur kudo në “Izrael”.
Ai shtoi se “do të jepen paralajmërime me depërtim të largët”.
Në të njëjtën kohë, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mblodhi kabinetin e tij të sigurisë ndërsa filluan sulmet ajrore të “Izraelit” kundër Iranit.
“Izraeli” hyri në “një situatë të re”
Komanda e Frontit të Brendshëm Izraelit sqaroi se sirenat që u dëgjuan në të gjithë “Izraelin” disa minuta më parë nuk ishin rezultat i një sulmi në vazhdim e sipër.
Në vend të kësaj, Tessler shpjegoi se ato u aktivizuan me qëllim për t’i sinjalizuar publikut se “Izraeli” tani ka hyrë në “një situatë të re”.
Si një shenjë tjetër e përshkallëzimit të pashmangshëm, “Izraeli” ka mbyllur plotësisht hapësirën e tij ajrore për fluturimet hyrëse dhe dalëse në Aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit.