Izraeli po sulmon Gazën me bomba me fosfor të bardhë

Televizioni “Al-Aqsa” i lidhur me Hamasin njoftoi se Izraeli po sulmon Rripin e Gazës nën bllokadë me bomba me fosfor të bardhë.

Përmes llogarive të ndryshme në median sociale, televizioni “Al-Aqsa” i cili transmeton nga Gaza dha informacion lidhur me sulmin e Izraelit.

Transmetohet se avionët luftarakë izraelitë kanë kryer fluturime mbi veriun e Rripit të Gazës dhe se vazhdon bombardimi intensiv me bomba me fosfor të bardhë. Theksohet se është bombarduar zona përreth spitalit indonezian. Në sulme ka të vdekur dhe të plagosur dhe se janë dëmtuar shtëpitë e civilëve.

Brigadat Izzeddin Kassam kanë postuar një video që tregon momentin kur “automjetet e blinduara të llojit tigër” që i përkasin ushtrisë izraelite janë vënë në shënjestër me raketa “Cornet” në lagjen Shuja‘iyya në lindje të Gazës.

Bëhet e ditur se automjetet e blinduara të llojit “tigër” përdoren për transportimin e ushtarëve dhe se kanë kapacitet për të transportuar 14 ushtarë.

Situata e fundit në Gaza

Për shkak të sulmeve intensive të Izraelit në Rripin e Gazës nën bllokadë u ndërprenë plotësisht shërbimi i komunikimit për linjat fikse telefonike, të telefonisë celulare dhe të internetit.

Ushtria izraelite njoftoi rritjen e sulmeve ajrore dhe zgjerimin e operacioneve tokësore.

Në shënjestrën e ushtrisë izraelite ishte edhe kompleksi më i madh shëndetësor, spitali “Al-Shifa” në të cilin ndodhen mijëra civilë të plagosur./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne