Izraeli premton të vazhdojë luftën në Gaza deri në “fitoren totale”

Ministria e Jashtme e Izraelit ka reaguar të martën ndaj masave të Britanisë së Madhe për të anuluar bisedimet tregtare me Izraelin dhe për të vendosur sanksione ndaj kolonëve izraelitë të dhunshëm në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor 2023, dhuna e kolonëve kundër palestinezëve është rritur ndjeshëm, shpeshherë nën mbrojtjen e forcave izraelite dhe pa pasoja për autorët.

Megjithatë, Ministria e Jashtme izraelite ka deklaruar se Izraeli do të vazhdojë luftën deri në “fitoren absolute”, një term që kryeministri Benjamin Netanjahu e ka përdorur prej më shumë se një viti e gjysmë.

Në deklaratën izraelite mungonte përmendja e situatës humanitare katastrofike në Rripin e Gazës, që është shkaktuar nga kjo luftë.

Netanjahu ka thënë se do të lejojë vetëm sasinë minimale të ushqimit të hyjë në Gaza, për të mundësuar vazhdimin e operacioneve ushtarake – një masë që aleatët e Izraelit e kanë cilësuar si të pamjaftueshme.

Pavarësisht presionit ndërkombëtar, Izraeli ka deklaruar se nuk do të ndalë luftën. /mesazhi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne