Izraeli refuzon kërkesat e OKB-së për hapjen e pikave të kontrollit për qasje të shpejtë në Gaza

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) njoftoi se muajin e kaluar nga Izraeli u refuzuan edhe 22 kërkesat e saj për hapjen e pikave të kontrollit për qasje të shpejtë në Rripin e Gazës. Në një deklaratë me shkrim nga OCHA thuhet se muajin e kaluar Izraelit iu bënë 22 kërkesa për hapjen e pikave të kontrollit me qëllim transportin e shpejtë në Rripin e Gazës.

“Asnjë nga këto kërkesa nuk u përmbush. Duke patur parasysh bllokimin e rëndë të trafikut rreth depove dhe nivelin e lartë të nevojave humanitare, veprimi shpejt është me rëndësi jetike”, thuhet në deklaratë.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric ka njoftuar se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në janar ka realizuar vetëm 10 nga 61 operacionet e ndihmave të planifikuara për veriun e Gazës ndërsa të tjerat janë penguar nga Izraeli. Ushtria izraelite e cila ka pushtuar Rripin e Gazës, duke e ndarë rajonin në 3 pjesë. Në këto pika të ndara ndodhen pika kontrolli të ushtrisë izraelite. Në këto pika pa lejen e Izraelit nuk mund të lejohet as kalimi i ndihmave humanitare.

Izraeli po e shtyn Gazën drejt urisë

OKB-ja ka bërë paralajmërimin se 2.2 milionë njerëz në Rripin e Gazës nën sulmet intensive të Izraelit, ndodhen përballë rrezikut të urisë.

Sipas OKB-së, 378 mijë njerëz në Gaza përballen me urinë e nivelit 5, e cila quhet “katastrofike”, ndërsa edhe 939 mijë njerëz përballen me urinë e nivelit 4 e cila njihet si “situatë emergjente” sipas shkallës së Klasifikimit të Fazës së Sigurisë Ushqimore të Integruar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne