Nën hetim për pastrim parash dhe përfshirje në tenderin e QSUT, SPAK merr nesër në pyetje mjekun Edin Prifti

SPAK ka thirrur ditën e nesërmen për të marre në pyetje mjekun Edvin Prifti, nën hetim prej 4 vitesh. Prifti do të pyetet si person nën hetim e me gjase do t’i komunikohet edhe përfundimi i hetimeve.

Kardiokirurgu doli në përgjime në dosjen e ish-gjyqtares se Krujës Enkelejda Hoxha, teksa fliste me një nga punonjësit e gjykatës.

Gjatë kontrollit në zyrë dhe në banesë, mjekut ju gjetën dhe sekuestruan shuma të mëdha parash.

SPAK po e heton nën dyshimet për pastrim parash, si dhe për përfshirje në tenderin e QSUT./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne