Izraeli refuzon të regjistrojë si “dëshmor” pengun izraelit që vrau “gabimisht”

Media izraelite ka shkruar se është refuzuar kërkesa për të regjistruar si “dëshmor” Alon Shamriz një nga 3 pengjet të cilin ushtria izraelite e vrau “gabimisht” në Gaza. Siç raporton gazeta izraelite “Jerusalem Post”, familja e 26 vjeçarit Shamriz që ishte një nga 3 pengjet e vrarë në sulmet që ushtria izraelit vazhdoi më 15 dhjetor në Rripin e Gazës nën bllokadë, bëri një kërkesë lidhur me çështjen.

Familja e cila i ka cilësuar si “tragjike” kushtet e vdekjes së djalit të tyre dhe ka thënë se Shamriz bashkë me pengjet tjera ka “luftuar në rrugën që shkon drejt lirisë” dhe se ushtria izraelite ka hapur zjarr ndaj tyre pavarësisht se ata kanë qenë pa rroba dhe se kanë mbajtur flamur të bardhë. Po ashtu familja ka theksuar se në këto rrethana do të ishte e përshtatshme që këta 3 të burgosur të njiheshin si “dëshmorë të ushtrisë izraelite që vdiqën duke luftuar”.

Sipas lajmit kjo kërkesë është refuzuar nga ushtria.

– Në ceremoninë mortore të pengut që Izraeli vrau “gabimisht” nuk morën pjesë përfaqësues zyrtar nga qeveria dhe ushtria

Sipas lajmit të gazetës “Times of Israel”, në ceremoninë mortore të 22-vjeçarit Samar Talalka, një nga pengjet që ushtria izraelite vrau “gabimisht” morën pjesë rreth 1.500 persona, ndërsa nga qeveria izraelite ose ushtria nuk mori pjesë asnjë përfaqësues zyrtar.

Lutfi Talalka, babai i të riut izraelit në një deklaratë për gazetën “Haaretz” akuzoi edhe Izraelin edhe Hamasin për vdekjen e djalit të tij”. “Ushtria izraelite duhet të lirojë menjëherë ‘pengjet’ dhe duhet të marrë mësim nga ajo që kanë ndodhur”, tha Talalka duke shtuar se “Samar duhet të ishte me ne”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne