Në një kohë kur opinioni ndërkombëtar është i ndarë thellë mbi veprimet e Izraelit në Gaza, vizita e Endri Xhafos në territorin izraelit ka ngritur pikëpyetje të forta mbi rolin e tij. Takimet e organizuara me politikanë, ish-ushtarakë dhe institucione izraelite shihen nga kritikët si një përpjekje e shtetit për të përdorur gazetarët rajonalë në funksion të narrativës së tij zyrtare, duke zbutur imazhin e operacioneve ushtarake dhe duke legjitimuar qasjet e diskutueshme të qeverisë Netanyahu. Postimet e Xhafos, të shoqëruara me histori të zgjedhura dhe itinerare të kontrolluara, ndjekin linjën klasike të diplomacisë së butë, që synon të krijojë empati dhe të riformësojë perceptimin publik për Izraelin në Ballkan.
Me poshte eshte itenerari i udhetimit ne Izraeli qe Endri Xhafo ka postuar ne profilin e tij ne instagram per te treguar viziten e tij ne regjimin fashist te Izraelit:
Endri Xhafo
1) Në Knesset, ku perfaqësohen hebrenj, arabo-izraelité, druz e beduinë (në sfond 3 pengjet e fundit te Hamas). Takim me deputetët Yasmin Fridman (Yesh Atid) dhe Afif Abed (Likud)
- Me prof.Uzi Rabi, drejtues i Programit për Bashkëpunim Rajonal në Qendrën “Moshe Dayan” për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës në Tel
- Aviv University
- Me të jashtëzakonshmen prof.Nirit Ofir, drejtuese & themeluese e Fondacionit “Education For Peace” dhe ish-CEO e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë
“Izrael-Vendet e Gjirit”,
“, e cila sapo kishte hapur
shkollën e pare pas luftës ne Gaza, me dijeni dhe bekim të Netanyahut, UN dhe nje faktori lokal në Gaza (“not Hamas, we don’t deal with Hamas”)
- Shume kurajozja Ella Mor, nusja e dajes se Avigail Idan, që u mor peng nga Hamasi më 7 tetor 2023, pasi prindërit e saj Smadar e Roee Idan iu vranë para syve në kibbutzin Kfar Az dhe 2 vëllezërit e saj më të mëdhenj u fshehën. Avigail, vetëm 3 vjeçe në atë kohë, u lirua nga Hamasi në fund të nëntorit 2023
- Mazal Tazazo, me origjiné nga Etiopia, qe plumbi i kishte shpërthyer njërin gisht te dorës që mbulonte kokën gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 në Nova Festival, duke i lënë një vragë te dukshme aty ku koka bashkohet me qafën. E marrë peng nga Hamasi, ajo na tregoi historine e saj ne vendngjarje, shdërruar tani në një memorial kujtese ku izraelitët vinin grupe-grupe, femije e të rritur, per te perkujtuar 400 të vrarët dhe 40 pengjet e Nova Festival. Mazal ne hebraisht do të thotë “fat”!
- Me beduinin Wahid Al-Huzail, një sipërmarres social dhe nënkolonel ne rezervë, qe kishte shërbyer si komandant i Batalionit te Zbulimit të Shkretëtirës në Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF)
8) Me Gideon Harari, nënkolonel në rezervë i IDF, pjesë e qendrës ALMA për Kërkim dhe Edukim, në Metula, vetëm 500m në vije ajrore nga ish-pozicionet
- e Hezbollah në Libanin jugor. Aty dallonte me sy të lirë edhe kufiri me Sirinë (lartësitë Golan) dhe Jordaninë
- Duke vrojtuar kufirin
10-11) Sipas radhës: Ish-pozicione t Hezbollah në
Libanin lindor dhe Gaza
7, 12) Në Sderot
13-14) Në kiboutz Nir Oz, 2km në vije ajrore larg nga
Gaza
15) Përballë US Embassy në Jeruzalem
16-17) Jeruzalem
18-19) Yad Vashem
1) Muri i Loteve (Wailing wall).
2-5) Mali i Tempullit në Jeruzalem, – për hebrenjtë Har HaBayit dhe për myslimanët Haram al-Sharif, – një vend i shenjtë për judaizmin, krishtërimin dhe islamin. Aty ndodhen Tempulli i Solomonit (i Pari) prishur nga babilonasit dhe Tempulli i Dytë prishur nga romakët. Sot përfshihen edhe ndërtime islame si Dome of the Rock dhe Xhamia Al-Aqsa.
6) Kupola e Shkembit, e ndërtuar midis viteve
691-692 të erës sonë, eshtë një godinë tetëkëndore me kupolé té madhe mbuluar me ar, e cila mbyll brenda një shkëmb te shenjtë qe besohet se eshtë vendi nga ku Profeti Muhamed u ngjit në qiell.
7-10) Al-Aqsa Mosque konsiderohet si vendi i tretë më i shenjtë ne Islam pas Mekës dhe Medines.
Xhamia nuk mund te aksesohet nga jo myslimanët.
Ne beme perjashtim!
11-12) Kefija (Keffiyeh), një mbulesë tradicionale e kokes, e cila shpesh fiksohet me nje litar te quajtur
“iqal”,
‘, eshtë shume e perhapur ne botën arabe.
Pamja e saj ndryshon sipas rajoneve, ndërsa varianti bardhezi lidhet ngushtë me Palestinën.
13-15) Kisha e Varrit të Shenitë, e njohur edhe si Kisha e Ringjalljes e shek.IV në Lagjen e Krishtere te Qytetit te Vjetër të Jeruzalemit, shërben njëkohësisht si selia e Patriarkanës Armene te Jeruzalemit, e Patriarkanës Greko-Ortodokse të Jeruzalemit dhe e Patriarkanës Latine Katolike të Jeruzalemit, çelësat e së cilës i mbajnë dy familje myslimane: Joudeh (që eshtë përgjegjëse për hapjen e kishës) dhe familja Nuseibeh, përgjegjëse për hapjen dhe mbylljen e dyerve çdo ditë. Ky rregullim daton që nga viti 1187, në kohën e Saladinit. Kisha permban si vendin ku u kryqëzua Jezusi në Kalvar, ose Golgota, ashtu edhe vendin e varrit te zbrazët te Jezusit, ku ai u varros dhe nga ku u ringjall.
- Varri i Krishtit, prej nga u ringjall, brenda kompleksit të Kishës së Varrit të Shenjtë.
- Domus Galilaeae, vend dialogu ndërfetar.
- Shtëpia e Pjetrit në Carpenaum, në detin e Galileas, ku jetoi per një kohe te gjate edhe Jezusi.
- Carpernaum, the town of Jesus, 224m nën nivelin e detit, buzë “detit” (liqenit) të Galileas.
- “Vula” hyrëse për në Izrael.
Burimi: https://www.instagram.com/endrixhafo/p/DRrgqJcjRSe/
















