Izraeli rrënon 3 ndërtesa banimi në Kudsin Lindor të pushtuar

Autoritetet izraelite rrënuan sot tri ndërtesa banimi në zonën Silwan në Kudsin Lindor të pushtuar. Fakhri Abu Diab, njëri prej pronarëve, tha se autoritetet izraelite e arsyetuan veprimin me mungesë të një lejeje ndërtimi.

Ai tha se tri ndërtesat e rrënuara përmbanin tetë apartamente banimi në lagjen Al-Bustan në Silwan.

“Lagja jonë është në shënjestër të pushtimit izraelit për të ndërtuar një projekt hebre mbi rrënojat e shtëpive tona dhe për të zhvendosur palestinezët nga Kudsi Lindor”, shtoi ai.

“Izraeli po shfrytëzon vëmendjen globale me zgjedhjet presidenciale të SHBA-së dhe agresionet ndaj Gazës dhe Libanit për të zbatuar planet e tij për hebraizimin e Kudsit”, tha Abu Diab.

Palestinezi tha se ai e rindërtoi shtëpinë e tij pasi ishte shkatërrua nga autoritetet izraelite në shkurt të këtij viti. “Dhjetëra shtëpi të banuara nga rreth 1.550 palestinezë në lagjen Al-Bustan kërcënohen me prishje nga autoritetet izraelite”, paralajmëroi ai.

Dhjetëra shtëpi palestineze shkatërrohen çdo vit nga autoritetet izraelite në Kudsin Lindor të pushtuar dhe Bregun Perëndimor, veçanërisht në zonat e klasifikuara nga Izraeli si Zona. Marrëveshjes së Oslos të vitit 1995 midis Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Bregu Perëndimor, duke përfshirë Kudsin Lindor, u nda në tri pjesë: Zona A, B dhe C.

Palestinezët këmbëngulin se Kudsi Lindor është kryeqyteti i shtetit të tyre të ardhshëm palestinez, ndërsa Izraeli pohon se Kudsi, në tërësinë e tij – si në sektorin lindor ashtu edhe atë perëndimor – është kryeqyteti i tij. Israeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ai aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, hap ky që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress