Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant.
“Besimi mes nesh (me Gallant) është lëkundur. Jam përpjekur shumë herë të mbyll hendekun mes nesh, por vetëm është zgjeruar”, thuhet në një deklaratë nga Zyra e Kryeministrit izraelit.
Mediat izraelite raportojnë Gallant është zëvendësuar nga ministri aktual i Punëve të Jashtme Israel Katz si ministër i Mbrojtjes.
Netanyahu dhe Gallant tashmë ishin në mosmarrëveshje dhe kryeministri izraelit kishte tentuar më parë të shkarkonte Gallantin, por ishte tërhequr nga ky vendim pas protestave./AA