Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit

Një përplasje fizike midis dy të rinjve në lagjen numër 6 të Durrësit, ka agravuar në perdorimin e thikës nga njëra palë e dy të rinjve të përfshirë në konflikt. Dy të rinjtë nën efektin e alkoolit kanë debatuar për motive banale bëhet me dije nga burimet dhe me pas njëri prej tyre ka qëlluar me thikë tjetrin duke i shkaktuar një çarje në vetull.

Menjëherë kanë ndërhyrë banorë të zonës dhe kanë dërguar të riun e dëmtuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është mjekuar për plagën në vetull. Sakaq policia ka nisur menjëherë hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Autori ende nuk është kapur por dyshohet se policia ka rënë në gjurmët e tij dhe ndoshta momentalisht mund të jenë duke kryer procedurat./bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress