Një aktivist suedez i ekstremit të djathtë, Rasmus Paludan, u dënua sot me katër muaj burg për nxitje të urrejtjes, pasi në vitin 2022 dogji kopjet e Kuranit. Paludan shkaktoi trazira në Suedi në vitin 2022 duke djegur kopje të Kuranit me rastin e një turneu anti-islamik në vend.
Prokurorët e kishin vënë në gjyq për “shqetësim të një grupi etnik” gjatë një demonstrate në Malmö në prill 2022, kur ai përdhosi Kuranin duke e djegur atë dhe bëri komente nënçmuese për muslimanët.
Ai ishte gjithashtu në gjyq për fyerje të arabëve dhe afrikanëve.
Gjykata e Qarkut në Malmö vlerësoi se Paludan “kishte shprehur përbuzje për myslimanet, ndër të tjera, gjatë mitingjeve dhe se veprimet e tij nuk mund të perceptoheshin si kritikë ndaj Islamit ose një fushatë politike”.
“Kritika publike, për shembull, ndaj Islamit, madje edhe ndaj myslimanëve, është e lejuar, por përbuzja për një grup njerëzish nuk duhet të kalojë kufijtë e fjalës së kujdesshme dhe të përgjegjshme”, tha në një deklaratë gjyqtari Niklas Söderberg./panorama