Izraeli shpall “person non grata” presidentin e Brazilit

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yisrael Katz deklaroi se ka shpallur “person non grata” presidentin e Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, në përgjigje të krahasimit të tij të pushtimit të Gazës nga Izraeli me veprimet e liderit nazist, Adolf Hitler. Në postimin në llogarinë e tij në rrjetet sociale X, Katz njoftoi se “Ambasadori i Brazilit në Izrael u thirr në Muzeun Memorial të Holokaustit ‘Yad Vashem’ në Kudsin Perëndimor”.

Duke pretenduar se “fjalët e presidentit brazilian ishin sulm serioz antisemitik”, Katz tha se “ata nuk do të falin dhe nuk do të harrojnë”. Ai theksoi se presidenti brazilian Lula da Silva “do të jetë person non grata në Izrael derisa të kërkojë falje”.

Presidenti brazilian, Lula da Silva e përshkroi pushtimin e Gazës nga Izraeli si “gjenocid”, duke e krahasuar atë me veprimet e liderit nazist, Adolf Hitler dhe tha se ajo që ndodhi në Rripin e Gazës “nuk është luftë, por gjenocid”. Ndaj fjalëve të Lula da Silvës reagoi edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili tha se “është kaluar vija e kuqe”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne