Ja si po mbyllen profilet anti-Rilindje dhe anti-Soros në rrjete!

Faqe apo profile në rrjetet sociale që shprehen kundër Rilindjes, Kryeministrit Edi Rama dhe Kryebashkiakut Erjon Veliaj vijojnë të mbyllen, ndërsa rasti më i fundit është një postim i bërë lidhur me organizimin e studentëve në protestë, por që postimi u fshi me arsyetimin e moszbatimit të rregullave.

Denoncimi në rrjet është bërë nga avokati i njohur, dhe aktivisti Altin Goxhaj, të cilit i mbyllën faqen e tij në rrjet, megjithëse kishte mbi 17 mijë ndjekës dhe 4999 miq.

“Të gjithe ambasadorët dhe kryeministrat e Europës akuzojnë Erdoganin si diktator që bllokon dhe sulmon rrjetet sociale!

Por askush nuk flet EDroganin tonë që po përdor kompani të specializuara të krijuara nga Soros, Endri Fuga, Endri Hasa, oligarkët etj për të bllokuar rrjetet sociale dhe kundërshtarët politike!

Sot pas sulmit që ju bë në shtator bllokimit të audiencës në 2 faqet zyrtare antisoros 5 vjeçare, iu bllokua fare profili zyrtar Avokatit Altin Goxhaj (17 mije ndjekes dhe 4999 miq) i cili sot është i detyruar të përdorë profilin e tij rezervë Altin Goxhaj (arsyeja absurde e FB ishte se Altini nuk ishte Altini mgjths kishte publikuar mbi 300 video live nga profili!Por shikoni se si dhe çfare bllokuan sot pasdite: Thirrjen plot etikë të studenteve në faqen “Studentët Protestojnë” për protestë në Instagram se kjo gjoja shkelte standardet e komunitetit! Kjo po ndodh në mënyrën më të ashpër çdo ditë jo veten në Facebook por edhe gjykata kundër dhjetra portaleve apo aktivistëve përfshi edhe prokurorinë, Ministrinë e Drejtësisë, etj”, thuhet në denoncimin e Goxhajt./ puls7

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne