JAKOBINËT E 21 JANARIT

Nga Xhafer Sadiku
Sulmi i 21 janarit 2011 në Tiranë kundër kryeministrisë, i organizuar nga jakobinët Rama-Veliaj – Ngjela e co, që kulmuan me vrasjen e katër demostruesve, nuk kishte ndonjë ndryshim të madh nga sulmi i jakobinëve francezë kundër pallatit mbretëror që ekzekutoi mbretin Luigji XVI dhe mbretëreshën Marie Antuanete dhe solli në pushtet jakobinët me në krye Robespierin.
E njëjta egërsi, të njëjtat armë: hunj, leva, drurë, gurë… mungonin vetëm cfurqet.
Një sulm i tillë ishte edhe ai që bënë jokobino-bolshevikët e Leninit në 1917, të cilët ekzekutuan Romanovët, familjen mbretërore të Rusisë.
E njëjta tragjedi do të kishte ndodhur edhe në Tiranë, në janar 2011, po të pushtohej kryeministria. Po të studiohen me kujdes gjithë zhvillimet dhe deklaratat e atyre ditëve, ishte pikë për pikë një sulm jakobin.
Ndryshe nga viti 1997, në 21 janar 2011, policia dhe garda e Republikës u qendruan për orë të tëra sulmeve të pamëshirshme të falangave. Këmbëngulja për të pushtuar kryeministrinë ishte aq e madhe sa u desh përdorimi i armëve të zjarrit për të thyer sulmin e tyre. Nuk ishte një demostratë e thjeshtë sic mundohen ta shesin organizatorët, por kishte një axhendë tjetër dhe ajo ishte axhenda jakobine.
Në të vërtetë, jakobinët e Edi Ramës dhe Erjon Velisë nuk kishin nxjerrë mësim nga sulmi mbi presidencë, në mars 1997, kur u vranë disa sulmues. I vetmi që kishte nxjerrë mësim nga 1997 ishte Sali Berisha. Ai u tregoi vendin jakobinëve dhe shpëtoi popullin nga një masakër e përgjakshme dhe lufta civile. Nuk u realizua profecia e jakobinëve për të pushtuar kryeministrinë, edhe po të vriteshin 13000 demostrues. Tani, të gjithëve nuk na mbetet tjetër, vetëm të kujtojnë dhe të nxjerrin mësim nga historia. Më kot mundohen organizatorët të gënjejnë familjaret e viktimave se do të vendosin drejtësi. Po të vendosej drejtësia, jakobinët Rama-Veliaj-Ngjela e co do të duhej të përfundonin në gijotinë./gazetaimpakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne