Jamarbër Malltezi padit në SPAK Edi Ramën, Taulant Balla dhe prokurorët Arben Kraja e Enkelejda Millonaj

Jamarbër Malltezi ka paditur në SPAK, Edi Ramën, Taulant Ballën dhe dy prokurorët, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonaj, për shkeljet që kanë bërë gjatë hetimeve të tyre. Në padinë e dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme, Malltezi shkruan, se SPAK nuk ka nevojë të bëjë hetime të shumta, pasi ekzistojnë vendimet e gjykatave që e kanë dënuar Edi Ramën në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë, për veprimet e tij antiligjore që kishte marrë.

Malltezi nga ana tjetër ka bërë edhe një letër publike për ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato dhe drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Kallëzim penal ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës dhe dy prokurorëve të SPAK që zgjodhën të bëhen lolo të pushtave të shtetit dhe e degjenerojnë vetë ssskapin. Deri tani lolot e fëmijëve tanë kanë refuzuar te nisin procedim penal kur banditit i cili quhet Edi Rama, Taulant Balla, Arben Kraja apo Millonai.

Mesa di ligji është i barabartë për të gjithë. Ende nuk e kemi Kodin Penal nominativ që të shkruajë se Kodi nuk zbatohet nëse i dyshuari quhet Edi Rama apo Taulant Balla.

Donatorët kanë shpenzuar qindra milionë dollarë dhe dëshirojnë t’a adresojnë SPAK gati si një institucion hyjnor. Problemi është se klerikë të korruptuar ofrojnë teologji të rreme.

Ky abuzim nga Edi Rama nuk krahasohet me aferat qindra miliona të inceneratorëve, koncesioneve në shëndetësi, shkeljen dy herë të ligjeve federale nga Edi Rama si me financimet në fushate elektorale në 2012 apo me korruptimin e shefit te FBI McGonigal, por meqë SPAK nuk guxon të hetojë ato, ky abuzim që po depozitoj sot është vërtetuar me vendim gjykate të formës së prerë”- shpreh Malltezi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress