Magazinimi i kontenierëve me mbetje të rrezikshme, banorët e Durrësit në protestë: Kemi frikë për jetën

Banorë të sektorit Rinia dhe Porto Romano kanë protestuar paraditen e sotme kundër magazinimit të kontenierëve me mbetje të rrezikshme pranë banesave të tyre. Vendndodhja ku qëndrojnë kontenierët ruhet nga policia 24 orë në 24. Banorët kërkojnë nga autoritetet që magazinimi i kontenierëve, që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, të bëhet në një zonë larg qendrave të banuara.

“Kemi 30 vjet që jetojmë këtu, është një zonë e ndotur, kemi pasur probleme me mbeturinat, kanë vdekur njerëzit nga tymrat që krijoheshin nga djegia e mbeturinave”, tha një banor për News24, që ka ndjekur nga afër protestën.

Banori u shpreh se ndërsa në një anë ndodhet eco-park, në anën tjetër janë depozituar 102 kontenierët me mbetje të rrezikshme.
“Kemi frikë për jetën, kanë vdekur njerëz nga papastërtitë, nga plehrat, nga mbeturinat që digjeshin”, tha ai./news24

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress