“Janulla-bej-ler-Riraqis e të tjerë gjakprishur skip-ëtaris”/ Teologu i përgjigjet Ilir Demalisë: Shpifje dhe fyerje

Teologu Aleksandër Dimroçi, i është përgjigjur Ilir Demalisë, pas një shkrimi të këtij të fundit me titull “Janulla-bej-ler-Riraqis e të tjerë gjakprishur skip-ëtaris”, lidhur me censin që po mbahet që Shqipëri dhe regjistrimin e përkatësisë fetare.

Reagimi i plotë:

Në datën 17 shtator 2023, është publikuar në portalin tpz.al një shkrim nga Z. Ilir Demalia me titull “Janulla-bej-ler-Riraqis e të tjerë gjakprishur skip-ëtaris”

Shprehim shqetësimin dhe nuk mund të rrimë dot pa reaguar ndaj fjalëve të pavërteta dhe fyerjeve të Z. Demalia.

Për sqarim ju bëj me dije se njoftimi i Kryepiskopit Anastas ishte për besimtarët orthodhoksë për t’ju përgjigjur detyrimit të censusit, ashtu siç bënë edhe krerët e komuniteteve të tjera fetare me njoftimet e tyre për besimtarët e tyre. Apeli i Kryepiskopit nuk kishte aspak lidhje me minoritetin. Kjo është një gënjeshtër e Z. Demalia. Fakti dhe e vërteta është fjala e Kryepiskopit Anastas e rregjistruar me figurë dhe zë si video, e publikuar në rrjetet sociale të radios Ngjallja, që ne po jua vëmë në dispozicion nëpërmjet këtij linku

Gjithashtu edhe zbardhjen e këtij materiali:

“Këtë javë do të fillojë diçka shumë e rëndësishme në vendin tonë, rregjistrimi i popullsisë. Të gjitha vendet dhe veçanërisht vendi ynë ka nevojë për të vërtetën.
Shpesh herë këto rregjistrime nuk japin ikonën reale të realitetit. Ne kemi një eksperiencë nga rregjistrimi i fundit ku u shfaq një pamje e ortodoksëve, e cila ishte krejtësisht e padrejtë.
Rregjistrimet e vjetra e tregonin me shumë saktësi numrat se ortodoksët ishin diku te 20% dhe pak më shumë. Kur Enver Hoxha vizitoi Rusinë, Stalini e pyeti se sa përqind janë ortodoksët në Shqipëri dhe ai u përgjigj se janë 30%. Këto të dhëna janë nga ato çfarë lexojmë.

Herën e fundit komunitetin tonë e paraqitën më pak se 10%.
Ju lutem të keni kujdes pyetjet! Tani se si janë bërë, por ka një pjesë shumë të ndjeshme – kur bëhet fjalë se kujt religjioni i përket – pyetja është pak jo e qartë dhe kjo është pengesa e parë dhe atje ku ata thonë “a jeni praktikantë ose doni të shkruajmë për besimin tuaj nëse thuaj jo aty mbaron pyetja”.

Ju lutem të keni kujdes termin “praktikant” sepse është një fjalë e papërshtatshme.
Ka shumë njerëz që janë pjesë e Kishës Ortodokse, por nuk nuk janë gjithmonë të rregullt, praktikant dhe këta mund të pergjigjen jo, nuk janë, por kjo nuk është e drejtë.
Ndoshta ata nuk mund të jenë të përpiktë në të gjitha gjërat që kërkon besimi ynë Orthodoks, por ata janë pjesë e Kishës Ortodokse. Të kujdesemi ne të gjithë që jemi këtu, por t’u themi të gjithë të tjerëve që mund të mos jenë praktikant, të kërkojnë që të vazhdojnë me pyetjet e tjera, pranda do t’u luteshim të vazhdojnë me pyetjen ‘pas praktikant’ dhe duhet të siguroheni që t’ju vendosin te ‘i krishterë Ortodoks’.”

Gjithashtu, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, ditën e shtunë 16 shtator 2023 dha një njoftim nëpërmjet rrjeteve të saj sociale për besimtarët e krishterë orthodhoks që të ishin pjesëmarrës me përgjegjshmëri në këtë census. Njoftime të tilla u bënë edhe nga komunitetet e tjera fetare në vend.

Edhe një herë shprehim indinjatën kundër të pavërtetave, gënjeshtrave dhe fyerjeve të Z. Demalia.

Aleksandër Dimroçi
Radio NGJALLJA
/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne