“Merrte 600 euro për person”/ U kap duke transportuar 12 emigrantë në drejtim të Kukësit, pranga 36-vjeçarit

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se për trafikim klandestinësh. Sipas policisë ai u arrestua në vlagrancë gjatë transportimit të 12 klandestivëve drejt kufirit me Kosovën.

NJOFTIMI I POLICISE

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Komisariati i Policisë Krujë. Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë duke transportuar në drejtim të Kukësit, kundrejt pagesës 600 euro për person, 12 emigrantë që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën. Procedohen në gjendje të lirë 12 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sekuestrohen automjeti i përdorur për transportimin e emigrantëve dhe 2 celularë. Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që do të transportonte emigrantë të paligjshëm, organizuan dhe finalizuan operacionin “Tranzit 17”.

 

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. M.(B.), 36 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Fushë-Krujë, duke transportuar me 1 automjet, nga Saranda në drejtim të Kukësit, kundrejt pagesës 600 euro për person, 12 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri dhe synonin të kalonin po në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, me destinacion final vendet e BE-së. Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për 12 emigrantët, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress