“Miliona euro të arsimit shkojnë te inceneratori që s’ekziston”, Meta: Këshilltarët e PL në Tiranë do të thyejnë censurën e pushtetit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka rikujtuar edhe një herë mesazhin e tij që dha dje në mbledhjen e Kryesisë. Në një mesazh në “Facebook” Meta thekson se grupi i tij i këshilltarëve në Bashkinë e Tiranës do të jetë një zë i interesit të qytetarëve.

Ai tha se këshilltarët e PL-së, do të thyejnë censurën që imponon frika e pushtetit të korruptuar sipas tij.

“Kam vlerësimin më të mirë për grupin tonë të këshilltarëve në Bashkinë e Tiranës , të cilët kanë arritur të bëhen një zë shumë i rëndësishëm në mbrojtje të interesit qytetar dhe në mënyrë krijuese, jam i sigurt që do ta thyejnë akoma më tej censurën që përpiqet të imponojë frika e një pushteti të korruptuar deri në palcë, i cili guxon dhe heq miliona euro të dedikuara dhe të miratuara në buxhetin e Bashkisë së Tiranës për arsimin, për t’i kaluar tek inceneratori që nuk ekziston dhe që është nën sekuestro”, shkruan Meta.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne