Jazexhi: Në Manzë muxhahedinët krijuan kamp paraushtarak, kult i gatshëm për vetëvrasje

Historiani Olsi Jazexhi thotë se që në vitin 2016 e ka paralajmëruar shtetin shqiptar për rrezikun që do sillte prezenca e muxhahedinëve në vendin tonë.

Në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Live, ai tha se muxhahedinët janë një organizatë terroriste që nga viti 1970 që kur ndërmorën revolucionin në Iran dhe më tej vranë Presidentët e Iranit.

Jazexhi deklaroi se ata u kthyen në besnikë të Sadam Hussein dhe akuzohen për vrasjen e 17 mijë iranianëve, dhe se kjo organizatë u dëbua nga qeveria e Irakut dhe më tej në 2016, Shqipëria e cila nuk kishte asnjë ekspertizë në fushën e ekspertizmit ndërkombëtar, pranoi që ti strehonte.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne