JO KONFLIKTE SHQIPTARO SERBE PËR INTERESA TË PERËNDIMIT, POR PAJTIMI I MADH NE MES SHQIPTAREVE DHE SERBEVE

Nga Bajramm Shabani

Armiku i shqiptareve nuk është Serbia dhe populli serb por armiku i shqiptareve janë angloamerikanët dhe frankogjermanet, dhe anasjelltas armiku i Serbisë dhe i popullit serb nuk janë shqiptaret por armiku i serbeve janë Perendimi dhe angloamerikanet me frankogjermanet.

Prandaj shqiptaret dhe serbet duhet të bashkohen dhe ta luftojnë armikun e tyre të përbashkët, e armiku i përbashkët i shqiptareve dhe serbeve eshte Perendimi në krye me angloamerikanet dhe frankogjermanet.

Të nderuar miq dhe armiq të ideve dhe botëkuptimeve të mia ideopolitike, shqiptaret dhe serbet nuk duhet të lejohen dhe të instrumentalizohen nga Perendimi duke na përçarë dhe ndersyer njerin kunder tjetrit për interesa të gjeopolitikës se Perendimit.

Shqiptaret dhe serbet me shumë ngjasojnë me njeri tjetrin sesa me Perendimin, ne sferen e traditave, kultures, historisë dhe zakoneve shqiptaret dhe serbet janë me te afert me njeri tjetrin dhe aspak nuk ngjasojne me perendimoret.

Shqiptaret dhe serbet kanë jetuar se bashku ne kohen e bizantineve, në kohen e Car Llazarit, Nemanjes dhe te Stefan Deçanskit, pastaj se bashku kanë jetuar per 500 vite nen Perandorinë Osmane dhe afer 100 vitesh ne Jugosllavinë socialiste.

Ne fund te fundit me serbet jemi fqinj, dhe Allahu i Madherishem deshi qe ne shqiptaret te jetojmë në të njëjtën tokë dhe të ndajmë të njejten hapësirë gjeografike me serbet, greket, boshnjaket, bullgaret dhe turqit.

Prandaj te nderuar miq dhe armiq te mi duhet te sillemi mire me fqinjte tanë, dhe mos te lejojmë te na përçajnë ZAPADI duke na perdorur mish per top njërin kunder tjetrit për interesa të tyre imperialiste e sataniste.

Çfarë kërkojnë angloamerikanet dhe frankogjermanet në Kosovë dhe Shqipëri, ata erdhen per te na shkatërruar traditat kombetare dhe ato fetare dhe per te na perdorur mish per top per interesa gjeopolitike kunder RUSISË dhe KINËS.

Një pjesë e madhe e di qe me urreni shumë pse po kerkoj pajtimin e madh me serbet, por ne anen tjeter edhe pse me urreni te pakten me respektoni per guximin qe marr te dale hapur per pajtimin e madh historik ne mes shqiptareve dhe serbeve.

Idetë e mia nuk i kamufloj e as nuk i fshehi por i shprehi hapur ato pavarësisht i pelqejnë apo jo te tjereve.

Të nderuar miq dhe armiq te mi ju e dini shumë mire qe populli shqiptar dhe ai serb nuk urrehen ne mes veti, por politika shqiptaro serbe është e pistë dhe anti ketyre dy popujve.

Shqiptaret dhe serbet takohen ne Graçanicë dhe hanë e pinë se bashku, gjithashtu edhe shqiptaret e Serbisë te Bujanovcit dhe te Presheves jane te shoqeruar shume me serbet. Te gjithe serbet nga Vranja deri ne Projuplje dhe Nish kanë miq shqiptar dhe bashkepunojne me njeri tjetrin.

Kete realitet qe e them une askush nuk mund te ma demantoj sepse nuk kanë fakte dhe argumente, por ta thuash realitetin shqiptaro serb duhet te jesh edhe pak trim dhe te kesh dinjitet.

Per fat te mire as guximi dhe dinjiteti nuk më kanë munguar kurrë, asnjera nga keto dy tiparet nuk me ka munguar e as nuk me mungon. Por as nuk i servilosem askujt e as nuk kam komplekse e them atë qe e mendoj, dhe e falenderoj Krijuesin e Madherishem qe mi ka dhuruar keto dhunti, nuk brengosem se çfare mendoni ju masat e gjera, e as nuk veproj sipas deshirave të tjerëve apo të politikës ditore, thjesht i shprehi mendimet e mia pa mu dridhur qerpiku i syrit.

Gjithmonë kam mbajtur anen e të dobëtëve dhe anen e se drejtes, edhe pse më ka kushtuar shpesh ku kam paguar koxha çmime të larta. Keshtu kam qenë, kështu do të jem deri në ditën e fundit të jetës sime në kte botë të perkohshme, çdo veprim timin qe do ta bej do ta bej jo per ti kenaqur deshirat e njerezve por per hir të Allahut të Madherishem qe ai te jetë i kenaqur me mua, Amin./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne