Kanadaja u bë streha e dytë për anëtarët e arratisur të grupit terrorist FETO në Amerikën e Veriut, kjo pasi më shumëanëtarë u infiltruan në vend nga Shtetet e Bashkuara, ku banon lideri i grupit.
Grupi Terrorist Gylenist (FETO), i cili ishte pas një përpjekjeje të dështuar për grusht shteti nëTurqi më 15 korrik 2016, u kthye gjithnjë e mëshumë në Kanada, ku ata përforcuan praninë e tyre vitet e fundit. Vendi tani po pret një numërtë konsiderueshëm anëtarësh të grupit, ose ataqë janë në arrati dhe kërkohen nga drejtësia turke ose ata që mbërritën në vend nga Shtetet e Bashkuara. Në fakt, Kanadaja tani ka rrjetin mëtë madh FETO pas fqinjit të saj jugor, ku Fetullah Gylen, udhëheqësi i grupit, banon i lirë në Pensilvani.
Përpjekja e pasuksesshme për grusht shteti nëTurqi shpejtoi mbërritjen e anëtarëve të FETOnë Kanada pasi Turqia ndërmori më shumë hapapër të goditur grupin terrorist.
Kanadaja është shtëpia e një numri të madh shoqatash të lidhura me grupin, ndërsa“CentreCanada”, është më e spikatura ndër to.Faqja e internetit e shoqatës, emri i plotë i tëcilës është “Qendra në Kanada– Shoqëria eShërbimeve për të sapoardhurit, që thotë se indihmon të sapoardhurit të fillojnë jetën e tyretë re në Kanada. Ai gjithashtu pret një varg“ngjarjesh” në vazhdën e mbledhjeve të anëtarëve të FETO.
Shoqatat të lidhura me FETO që lulëzuan,inkurajohen me sa duket nga refuzimi iKanadasë për ekstradimin e anëtarëve të kërkuartë grupit terrorist nga Turqia.
“CentreCanada” është themeluar nga Federata e Trashëgimisë së Ansdolit, një shoqëri civile me bazë në Toronto dhe me lidhje me FETO, e cila p
romovon fushatën e grupit terrorist kundërTurqisë. Ajo ofron shërbime nga ndihma përstrehimin deri te arsimimi dhe punësimi për “tëardhurit“ e rinj.
Vendi i Amerikës së Veriut ku FETO kishte njëprani përpara përpjekjes për grusht shteti të vitit2016, mirëpriti figura të larta të grupit terrorist që iknin nga vendet në Afrikë dhe Azisë pas tentativës. Shumica mbërritën me dokumente ligjore dhe me rrugë ajrore përpara se gjykatatturke të lëshonin urdhër-arrest për ta. Në vitet e fundit, anëtarë të tjerë të kërkuar të grupi udhëtuan fshehurazi si të inflitëruar në Kanada nëpërmjet SHBA-së, përmes kufirit meksikan. Mungesa e veprimit nga qeveria e Justin Trudeau e bëri Kanadanë një destinacion të preferuar dhe masiv për anëtarët e FETO–së qëbënin udhëtime të rrezikshme nga Meksika drejtkëtij vendi.
Mes atyre që e quajnë Kanadanë shtëpinë e tyretë re është Osman Ozsoy, një akademik, i ciliështë në listën e terroristëve më të kërkuar të Ministrisë së Brendshme turke. Ozsoy ishte njëprezantues në një stacion televiziv tashmë tëmbyllur të grupit në Turqi. Para tentativës përgrusht shteti, ai fitoi famë për komentet e tij nëemisionin e tij televiziv, ku promovoi një grushtshteti kundër qeverisë.
Cemal Karaata, i kërkuar nga Turqi për rolin e tij në vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, Andrei Karlov, është një tjetër i arratisur i FETO që jeton në Kanada. Karlov u vra teksamerrte pjesë në një ngjarje në kryeqytetin turknë vitin 2016 nga një oficer policie jashtë detyrës, besnik i FETO-së. Një hetim imëvonshëm zbuloi se atentati ishte një komploti grupit terrorist. Temel Alsancak, një tjetër idyshuar në komplotin e atentatit, u pa nëqershor në Teksas të SHBA-së.
Said Sefa, është një tjetër anëtar i FETO iarratisur, që gjithashtu tani jeton në Kanada, injohur për propagandën e tij në internet përgrupin terrorist.
Grupi terrorist është i njohur për rrjetin e tij global të shkollave dhe shoqatave që themeloi, ndërkohë që u maskua si një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse me ngjyrime fetare shumë kohë përpara tentativës për grusht shtet. Federata e Trashëgimisë së Anadollit kryeson përpjekjet e FETO–së për “marrëdhënietme publikun” në Kanada. Ajo funksionon me degë dhe organizon takime në Toronto, Otava, Montreal, Vancouver, Edmonton, Calgary, Regina dhe Kitchener. Ajo është një organiza tëombrellë për 19 shoqata të tjera të ngjashme, por më të vogla, duke përfshirë KomunitetinKanadez të Miqësisë Turke (CTFC), Institutin e Dialogut Ndërkulturor (IDI), Përqafo ShoqërinëIslame, Fondacionin e Ndihmës “Drita Veriore” dhe Shërbimet Edukative “Drita Veriore”.
Jashtë Fondacionit Trashëgimia e Anadollit Kanadaja pret organizata të tjera të lidhura me FETO, duke përfshirë Fondacionin Kanadez të Trashëgimisë Turke në Otava, Qendrën Kulturre Anadolli në Montreal, Qendra Ndërkulturore“Burç” në Calgary, Akademia “Mjegulnaja” dhe Qendra mozaike e edukimin në Edmonton. FETO është gjithashtu i njohur për lidhjet me një numër të panjohur kompanish dhe faqesh nëinternet të mediave sociale në vend. Ankaraja e ka paralajmëruar vazhdimisht Kanadanë që tëndërmarrë veprime kundër organizatave të tilla, pa asnjë dobi për këtë vend.
Turqia ankohet shpesh për dështime në bashkëpunimin ndërkombëtar kundër terrorizmit dhe çështjë e ekstradimit spikat ndër këtoshqetësime në dështime. Vendi, i cili luftonkundër kërcënimeve nga grupe të shumta terroriste, pret të njëjtin qëndrim nga komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht aleatët e tij. Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunç tha muajin e kaluar se pak vende miratojnë kërkesat për ekstradim.Tunç i tha Agjencisë së Lajmeve “Demiroren” (DHA) se kërkesat për ekstradim për anëtarët e FETO ishin shoqëruar me urdhër-arreste ndërkombëtare. “Në korrik kemi gjithsej 2100 kërkesa për ekstradim (të dërguara në ministringa gjykatat). Kemi paraqitur kërkesa në 112 shtete në 1387 raste. Kemi bërë 28 kërkesa nëSuedi dhe 22 prej tyre janë refuzuar. Sa i përketnjoftimeve të kuqe, për fletarreste ndërkombëtare, asnjë nuk u miratua”, tha ai.
Fetullah Gylen, i cili jeton në një kompleks nëpronësi të FETO në Saylorsburg, Pensilvania, ka lavdëruar vendet perëndimore që ndihmojnëanëtarët e grupit në vitin 2018. Duke iu drejtuar anëtarëve të FETO–së në një video të titulluar “Tokat e huaja, emigracioni, shehadeti dhe shërbimi“, Gyleni tha se shumë vende, duke përfshirë Gjermaninë, Kanadanë, SHBA-në dhe“pjesërisht” Francën, e kishin ndihmuar. “Ata thanë të marrim një shtëpi me qira dhe ne do tapaguajmë … Gjermania e ka bërë këtë, po ashtuedhe Kanadaja dhe Franca (pjesërisht), SHBA-ja dhe vende të tjera“, tha Gyleni, i cili u shfaqrrallë pas tentativës për grusht shteti.
Një numër i panjohur anëtarësh të FETO, kryesisht figura të rangut të lartë, u larguan nga Turqia kur u pengua përpjekja për grusht shtet. Shumë nga anëtarët e grupit ishin larguar ngavendi përpara përpjekjes për grusht shteti, pasiprokurorët turq nisën hetimet për krime të tjeratë grupit terrorist.
SHBA, ku banon kreu i arratisur i FETO–së, Gylen, është subjekt i shumicës së kërkesave përekstradim. Deri më tani, turqia ka dërguar disa herë kërkesa për ekstradim të Gylenit në Uashington, por, për fat të keq, është vërejtur pak përparim në këtë temë. Ankaraja kërkoi zyrtarisht ekstradimin e Gylenit më 19 korrik2016 dhe që atëherë ka ushtruar presion ndajSHBA-së, duke dërguar qindra dosje plot me prova që e implikojnë Gylenin dhe FETO–në në përpjekjen për grusht shteti. Çështja është ngritur në takimet dypalëshe, telefonata, letra dhe shkëmbime të tjera mes zyrtarëve turq dhe amerikanë.
Shënim/ Titulli i autorit: Jo vetëm në SHBA, Anëtarët e arratisur të FETO të kërkuar nga Turqia lulëzojnë edhe në Kanada /DailySabah