Jordania dërgon ndihma humanitare nga ajri në Gaza me “vendet mike”

Ushtria jordaneze njoftoi se ka hedhur ndihma humanitare nga ajri me “vendet mike” në veri të Rripit të Gazës.

Në një deklaratë në faqen zyrtare të ushtrisë jordaneze thuhet se ndihmat ushqimore dhe humanitare u hodhën me 8 avionë së bashku me vendet “miqësore dhe vëllazërore” në veri të Gazës dhe se Forcat e Armatosura jordaneze përdorën 3 avionë të tipit C-130 të Forcave Ajrore Mbretërore si dhe 3 avionë amerikanë, 1 egjiptian dhe 1 francez.

Thuhet se “ky është operacioni më i madh i ndihmave i realizuar deri më tani” dhe se ndihmat janë dërguar në pika të ndryshme në veri të Gazës. Që nga fillimi i sulmeve të Izraelit në Gaza, janë realizuar gjithsej 28 ndihma ajrore, 15 prej të cilave në bashkëpunim me vendet mike, theksohet në deklaratë.

Izraeli bllokon hyrjen e ndihmave tokësore në Gaza, veçanërisht në veri. Për këtë arsye, përveç Jordanisë dhe Egjiptit edhe disa vende dërguan ndihma humanitare në Gaza me rrugë ajrore./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne